• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza e Arabisë Saudite, shkak i “kruarjes” me Iranin

by A R
05/01/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse problemet në vend kërcënojnë të kthehen në krizë, atëherë gjej një armik: edhe sauditët duhet ta njohin këtë shprehje. Dhe problemet me të cilat po ndeshet vendi janë gjigande për shkak të uljes së çmimit të naftës.

Më shumë se tetëdhjetë përqind të të ardhurave shtetërore të Arabisë Saudite të qeverisur në mënyrë despotike vijnë nga nafta. Por meqenëse çmimi i naftës është ulur prej gushtit 2014 më shumë se 60 përqind, buxheti shtetëror i Arabisë Saudite kaloi në minus të thellë. Minusi për vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Financave në Riad, duhet të kapë shifrën prej gati 90 miliardë dollarë.

Kjo nuk është hera e parë me një minus – dhe nuk do të jetë as e fundit. Për pesë vjet, rezervat e vendit do të jenë konsumuar, po të mos ndërmerret gjë, paralajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Shefja e FMN-së tha para pak kohësh se rënia e çmimit të naftës i bën të pashmangshme reformat. “Rritja duhet të vijë tani më fort nga sektori privat dhe më pak nga sektori shtetëror”, është kërkesa.

 

Çmim i lartë për ruajtjen e pushtetit

Pjesa e shpenzimeve shtetërore në produktin e brendshëm bruto saudit për vitin e kaluar, sipas llogarive të FMN duhet të jetë te rreth 50 përqind. Një vit më parë ishin 40,8 përqind. Shkaku ka të bëjë me faktin se të ardhurat nga nafta vazhdojnë të pakësohen, kurse shpenzimet për shtetin saudit të mirëqënies janë në rritje.

Rreth dhjetë përqind e të gjithë sauditëve punojnë si nëpunës shteti dhe rrogat konsiderohen të larta. Me subvencione të fuqishme për ujin, energjinë elektrike dhe benzinën, regjimi deri tani siguroi mbështetje nga populli. Por vetëm subvencionimi i çmimeve energjetike konsumon çdo vit gati një të tetën e Produktit të Brendshëm Bruto. Prandaj FMN kërkon një ulje të subvencioneve.

Në fakt, qeveria e Riadit vendosi pak ditë para ekzekutimeve masive në fillim të këtij viti shkurtimet e para. Disa çmime energjetike u rritën me më shumë se 50 përqind.

 

Çmimi i naftës si armë

Për të balancuar buxhetin e saj, Arabisë Saudite i nevojitet sipas FMN një çmim të naftës prej të paktën 82 dollarë për fuçi. Por në fakt çmimi i naftës vërtitet te 40 dollarë.

Bashkëpërgjegjës janë megjithatë sundimtarët sauditë. “Arabia Saudite e përdor çmimin e naftës si armë”, mendon Patrick Artus nga banka franceze Natixis. Kundërshtari i Riadit është Irani, me të cilin ai po ndjek një konflikt të përgjakshëm për sundim në rajon. Riadi refuzon t’i ulë kuotat e nxjerrjes së naftës, megjithë çmimet e ulëta dhe kërkesat e kartelit të OPEC-ut.

Me çmimet e ulëta të naftës, sipas Riadit mund të gjunjëzohen prodhuesit e rinj të naftës nga SHBA. Teknika e Fracking nuk vlen më përballë çmimeve shumë të ulëta të naftës. Deri tani llogaria sauditëve nuk u ka dalë dhe nga çmimet e ulëta vuajnë vendet nxjerrëse vetë. Irani kërkon që pas fundit të sanksioneve të arrijë pozicionin e mëparshëm në OPEC. Por çdo fuçi nafte e nxjerrë më tepër e vë edhe më shumë nën presion çmimin e naftës. Megjithatë pesha e rëndë e OPEC-ut është Arabia Saudite. Kështu konflikti rajonal midis sauditëve dhe Iranit kërcënon të destabilizojë gjithë OPEC-un.

Deutsche Welle

Next Post

Nesër reshje mbi normalen, Veliaj thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet nga ora 14-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In