• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza bankare nuk ka mbaruar. Por sa keq mund të shkojnë gjërat?

by A R
05/05/2023 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasiguria vazhdon të godasë industrinë bankare, pavarësisht garancive të dhëna këtë javë nga entet rregullatore financiare apo bankierë të njohur, se më e keqja e krizës së fundit, ka përfunduar dhe se shëndeti i sistemit bankar mbetet i fortë.

Këtë javë, pas konfiskimit nga qeveria, banka ‘First Republic’ kaloi në pronësi të bankës ‘JPMorgan’. Falimentimi i ‘First Republic’ ishte falimentimi i dytë më i madh në historinë e SHBA-ve dhe i tretë i një huadhënësi të mesëm, në dy muaj.

Ndërsa shumë menduan se shitja e bankës ‘First Republic’ do të ndalonte diskutimet se “cila bankë e ka radhën?”, investitorët vazhdojnë të përqendrohen tek ata ‘lojtarë’ të mbetur, që konsiderohen më të dobëtit në sistem.

Shqetësimi më i madh është se falimentimet e bankave, mund të çojnë në ngritjen e dyshime për banka relativisht të shëndetshme, duke krijuar një ‘infektim financiar’, që mund të ndikojë më gjerë në ekonomi. Shmangia e këtij skenari ishte arsyeja që në vend, u vendosën kufizime më të forta ndaj bankave të mëdha, pas krizës financiare të 15 viteve më parë.

Aktualisht është e vështirë të injorosh ndjenjën e shqetësimit që lidhet me bankat. Megjithatë nuk ka nevojë për shqetësim, nëse paratë ndodhen në një bankë të siguruar nga Agjencia federale e Sigurimit të Depozitave dhe nëse keni në bankë më pak se 250,000 dollarë, që mbulon shumicën e llogarive.

Bankierët dhe rregullatorët janë përpjekur të sigurojnë investitorët se më e keqja e krizës ka kaluar, por pa sukses. Jamie Dimon bankier i ‘JPMorgan’ tha të hënën se ai besonte se “kjo pjesë” e krizës bankare kishte marrë fund. Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell, garantoi të mërkurën se sistemi financiar është i shëndetshëm.

Pas përpjekjeve të reja për shitje të enjten vëmendja u përqendrua tek ‘PacWest Bancorp’ dhe ‘Western Alliance Bancorp’, dy banka më të vogla rajonale, aksionet e të cilave kanë qenë nën trysni që pas falimentimit të bankës ‘Silicon Valley’, në mes të muajit mars, gjë që shkaktoi krizën aktuale. Vlera e bankës ‘PacWest’ ra 51% pasi pranoi se po mendonte të dilte në shitje.

‘PacWest’ ishte në shënjestër për shkak të një përqendrimi të lartë të depozitave të mëdha dhe të pasiguruara, nga firmat e kapitalit sipërmarrës ose të fondeve për startup-e, si dhe klientë të teknologjisë, të njëjtit lloj klientësh që nxitën falimentimin e ‘Silicon Valley’ dhe ‘First Republic’. Analistët e bankës së investimeve ‘UBS’ vlerësojnë se rreth 23% e depozitave të bankës ‘PacWest’ vijnë nga firmat e kapitalit sipërmarrës dhe të teknologjisë.

Por edhe bankat ‘Comerica’ dhe ‘KeyCorp’ kanë rënë me më shumë se 20% këtë javë. Kjo mund të jetë një pasqyrim i shqetësimeve në rritje për sasi të mëdha kredish për pasuri të paluajtshme, veçanërisht në tregun e pronave për zyra, i cili vazhdon të vuajë efektet e pandemisë.

‘PacWest’, me qendër në Los Anxhelos dhe ‘Western Alliance’, në Fenikx, lëshuan nga një deklaratë secila brenda natës, duke thënë se nuk po përballeshin me ndonjë tërheqje të depozitave jashtë tërheqjes të zakonshme pas shitjes së bankës ‘First Republic’. Të dyja bankat u përballën me tërheqje të konsiderueshme pas falimentimit të bankës ‘Silicon Valley’. Por bankat thonë se depozitat janë rritur që nga 31 marsi.

‘Western Alliance’ lëshoi një deklaratë të veçantë të enjten në mëngjes duke mohuar një artikull të gazetës ‘The Financial Times’ ku thuhej se banka po konsideron mundësinë e shitjes. Aksionet e saj ranë 38%.

Investitorët druhen se fati i banksë ‘PacWest’ mund të jetë i njëjtë me atë të ‘First Republic’, e cila kaloi disa javë në kërkim të një blerësi, përpara se të falimentonte. ‘First Republic’ kishte gjithashtu për një klientelë të pasur, shumë prej të cilëve tërhoqën me shpejtësi depozitat kur ‘Silicon Valley’ dështoi.

“Çështja themelore, veçanërisht në këto banka, është se përzierja e pronave dhe depozitave të tyre nuk është e qëndrueshme”, thotë Chris Caulfield, një konsulent i industrisë bankare që punon për ‘West Monroe’.

Si një tjetër sinjal për probleme të mundshme, një marrëveshje e madhe në sektorin bankar u anulua të enjten. ‘TD Bank Group’ dhe ‘First Horizon Corp.’ njoftuan se anuluan një bashkim të planifikuar, duke përmendur pengesat rregullatore. Banka ‘Toronto-Dominion’ njoftoi në shkurt se po blinte bankën rajonale ‘First Horizon’, falë një marrëveshjeje prej 13.4 miliardë dollarësh në para të thata.

Beteja e Rezervës Federale kundër inflacionit ka luajtur një rol kyç në problemet bankare që po përjeton vendi. Rezerva Federale rriti të mërkurën normën bazë të interesit me një çerek pike ose 0.25 per qind, në nivelin më të lartë në 16 vjet, rritja e dhjetë radhazi e normës së interesit.

Rritjet e shpeshta të normës së interesit gjatë vitit të kaluar kanë filluar të ngadalësojnë ekonominë dhe një numër ekonomistësh presin një rënie ekonomike në fund të vitit 2023 ose në fillim të vitit 2024./VOA

Next Post
Festa e titullit kampion në Napoli, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, rrëmujë deri në mëngjes

Festa e titullit kampion në Napoli, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, rrëmujë deri në mëngjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

“Duhet reagim i përbashkët”- Dënimi i drejtuesve të UÇK në Hagë, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kosova s’ka nevojë që ne të bëjmë politikë

September 17, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

September 17, 2026
DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

Debate te Konferenca e Kryetarëve, PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, mazhoranca e rrëzon! Bardhi akuza Qeverisë

September 17, 2026
VIDEO/ “UÇK, UÇK!”- Djali i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit priten me ovacione në aeroportin e Prishtinës! Endrit Thaçi: Gjykatë kriminale!

VIDEO/ “UÇK, UÇK!”- Djali i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit priten me ovacione në aeroportin e Prishtinës! Endrit Thaçi: Gjykatë kriminale!

September 17, 2026
Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

SHKRESA/ Pak para seancës në Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Hiqni ligjin për pagat e magjistratëve, duhet të vijojnë konsultimet

September 17, 2026
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

September 17, 2026
Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

Lirimi nga detyra i Lamallarit, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm! Do drejtojë edhe Pushtetin Vendor

September 17, 2026
Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

September 17, 2026
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

O sa mirë me ken… dëshmitar, o hej!!

September 17, 2026
EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com