Deputeti i Blendi Klosi deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se kritikat e fundit të deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, janë çështje që do të kaklojnë pasi sipas tij, ajo është kontribuuese në PS.
Duke iu referuar statusit e fundit të Spiropalit në rrjetet sociale, ku ajo foli për “arrogancë” brenda Partisë Socialiste, Klosi deklaroi se Partia Socialiste është një parti e madhe me shumë personalitete dhe se këto debate janë të përkohshme.
“Elisa është nga ato bashkëudhtaret tona që nga drejtimi i FRESH-it, qenia deputete, në krye të institucioneve të larta, kryetare e Kuvendit, ministre e Jashtme.
Partia Socialiste është një parti aq e madhe, me kaq shumë njerëz, me kaq shumë njerëz që kanë vokacionin e tyre, sa që është e vështirë në disa momente të caktuar të ngresh politika, të vendosësh politika. Unë jam i bindur që ky moment do të kalojë. Është një moment që nuk e di pse u krijuar”, tha Klosi.
Ai shtoi se nuk dëshiron të komentojë gjerësisht debatin, duke e konsideruar atë si diçka që nuk reflekton realitetin e partisë.
“Unë nuk kam dëshirë të komentoj një debat të tillë sepse vërtet mendoj që është kontributore në përgatitjen tonë, në përpjekjen tonë. Ka drejtuar fushata, ka drejtuar rrethe, ka arritur…”, u shpreh ai.
Klosi theksoi se kritikat e Spiropalit nuk pasqyrojnë ndarje brenda PS-së, por janë pjesë e dinamikës së një partie të madhe me mendime të ndryshme.











