• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritika samitit në Tiranë/ Propaganda e ‘Russia Today’ nderon protestën dhe merr në “mbrojtje” Berishën: S’ka interes për BE…!

by Java News
07/12/2022 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i mbajtur dje në Tiranë midis BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor konfirmoi siç thanë edhe vetë liderët, se ky rajon i përket vetëm Europës. E teksa drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian rikonfirmuan mbështetjen e BE për Ballkanin Perëndimor, liderët e rajonit u angazhuan për integrimin e mëtejshëm me Unionin.

Por e gjithë kjo panoramë që riafirmoi vlerat perëndimore në zemër të Ballkanit, paraqitet e përmbysur në aparatin qendror të propagandës ruse.

Media “Russia Today”, e cila në shumë vende të Europës është shpallur “nongrata” si burim i informacioneve të rreme mbi agresionin rus në Ukrainë, që pati arritur deri aty sa të tallej me civilët e vrarë në Ukrainë, është fokusuar gjerësisht te ngjarja europiane.

Në përmbledhjen informative, gazetarja e Russia Today raporton se samiti BE-Ballkani Perëndimor po zhvillohet në një rajon që nuk ka më interes për integrimin europian.

Samiti sipas “Russia Today” mbahet në një rajon ku qytetarët nuk kanë aspak besim te institucionet e BE. Por BE, sipas propagandës ruse, e zhvilloi gjithsesi samitin për të ruajtur ndikimin e saj në rajon dhe shmangur influencat ruse.

Një gënjeshtër kjo po aq e madhe sa edhe shpallja e agresorëve rusë në Ukrainë si heronj, sepse vetë institucionet më të besuara europiane konfirmojnë vitet e fundit se shqiptarët janë populli më proeuropian.

Në anë tjetër, “Russia Today” raporton me video protestën e Berishës duke shfaqur shqetësimin për tensionet që ka shkaktuar në Tiranë dhuna ndaj Sali Berishës.

“Sulmohet Sali Berisha! Tension në qendër të Tiranës”, është kryetitulli i “Russia Today”, e cila përpiqet të demonizojë kryeqytetin shqiptar.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, i cili drejton demonstratat e opozitës në këtë qytet, është sulmuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qeveria ka ndaluar hyrjen në vendin ku mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor”, shkruan më tej Russia Today./m.j

Next Post
“Personi ishte me mjekër e i veshur me të zeza”/ Denoncimi i studentes: Dëgjova hapa, i panjohuri vuri veshin te dera e po më përgjonte. Të dashurit i …!

"Ashiku" plak/ Përndoqi një vajzë të re në Tiranë, arrestohet 62 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com