• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hoxha të japë dorëheqjen pas SMS”. BDI i përgjigjet VLEN: Jeni zëdhënësit kundër interesit të Shqipërisë

by A R
26/04/2026 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

VLEN, koalicioni i partive shqiptare në qeveri në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha, pas mesazheve ku pretendohet se Hoxha iu është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, në një komunikim në një grup.

Në reagim, VLEN thotë se mesazhi përbën skandal të rëndë diplomatik, dhe se duhet kërkuar falje publike.

“Fshirja e postimit nuk mjafton, ministri Ferit Hoxha duhet të kërkojë falje publike. Mesazhi përçmues i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur “idiotë”, përbën skandal të rëndë politik dhe diplomatik. Një gjuhë e tillë është e papranueshme, fyese dhe larg çdo etike. Ajo dëshmon mungesë të kulturës diplomatike dhe hap dilema serioze se si mund një përfaqësues i shtetit shqiptar të flasë me përçmim për shqiptarët këtej kufirit. VLEN nuk mund ta trajtojë këtë rast si një incident të zakonshëm komunikimi. Reagimet e shumta nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, përfaqësues politikë, gazetarë, publicistë dhe qytetarë dëshmuan se kjo gjuhë u lexua ashtu siç ishte fyese, përçmuese dhe e papranueshme. Pas kësaj, Hoxha e fshiu postimin, sikur me një klik mund të fshihej edhe ofendimi publik. Por fshirja e postimit nuk mjafton. Për një akt të tillë duhet falje publike. Edhe më shqetësuese është heshtja e Tiranës zyrtare. Asnjë distancim dhe asnjë fjalë për këtë gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Mesazhi bëhet edhe më i rëndë nga fakti se në atë komunikim figuron edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Në vend që të dënohej një gjuhë e tillë, me të drejtë është krijuar përshtypja se Tirana zyrtare, përmes ambasadorit të saj, po vendoset në funksion të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kjo është e papranueshme.

Kush përpiqet ta paraqesë këtë si ofendim vetëm ndaj VLEN-it, gabon rëndë. VLEN-in e kanë votuar dhjetëra mijëra shqiptarë. Pas VLEN-it qëndrojnë familje, intelektualë, punëtorë, pleq e të rinj, njerëz të ndershëm që kanë zgjedhur me votë rrugën e tyre politike. Prandaj, ky nuk është vetëm sulm ndaj një subjekti politik, por përçmim ndaj një pjese të madhe të elektoratit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë periferi e kombit. Ata janë pjesë e pandashme e trungut shqiptar. Çdo gjuhë përçmuese ndaj tyre nuk prek vetëm një subjekt politik, por fyen një pjesë të gjallë të kombit shqiptar. Ferit Hoxha duhet së paku të kërkojë falje publike”-thuhet në reagimin e VLEN.

Lidhur me këtë reagim, është kundërpërgjigjur, BDI, partia shqiptare në opozitë në RMV, e cila shprehet se VLEN është zëdhënës kundër interesit shqiptar.

 “Vlen sot konfirmoi edhe një herë rolin që ia ka caktuar VMRO-DPMNE: zëdhënës kundër Shqipërisë dhe kundër interesit shqiptar. Prej javësh Hristijan Mickoski ka hapur sulme politike ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk hesht përballë cenimit të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sepse ecën përpara në procesin evropian. Në vend që të mbrojnë dinjitetin e shqiptarëve këtu, Vlen u rreshtua menjëherë në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE. Sot pamë diçka të paprecedentë: të përzgjedhurit e tyre shqiptarë në qeveri që sulmojnë Shqipërinë me gjuhë më të ashpër se partnerët e tyre maqedonas. Në vend që të kërkojnë respektimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe kursin evropian të vendit, ata harxhojnë energji duke bërë betejat e VMRO-DPMNE-së. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për përfaqësues që përdoren si vegla kundër Tiranës sa herë e kërkon propaganda e qeverisë. Kanë nevojë për përfaqësues që mbrojnë interesin e tyre kombëtar dhe qytetar. Historia do ta mbajë mend këtë periudhë si kohën kur disa u thirrën në emër të shqiptarëve, por në fakt u shndërruan në instrument kundër shqiptarëve”-thuhet në reagimin e BDI.

Next Post
‘S’kam folur me Ramën për kandidimin në Tiranë’! Braçe: Vota është zëvendësuar me njoftime në mur…

‘S’kam folur me Ramën për kandidimin në Tiranë’! Braçe: Vota është zëvendësuar me njoftime në mur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve

Karanxha del kundër prokurorëve: Ndryshimet në Kod ishin të nevojshme, s’mund të kemi burg për çdo gjë

October 2, 2026
Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

October 2, 2026
“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

“Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset

October 2, 2026
“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

October 2, 2026
Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com