• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KRITERET/ Gati projektligji që çertifikon prodhimet ushqimore tradicionale

by Java News
08/08/2018 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një projektligj i ri që synon të përcaktojë kriterët se kur një prodhim bujqësor quhet tradicional dhe më pas do ta çertifikojë atë, është hartuar tashmë nga Ministria e Bujqësisë dhe është në fazën e konsultimit me publikun. Ligji i ri synon të evidentojë të mbrojë dhe të rrisë vlerën e prodhimeve tradicionale autentike STG “Specialitet Tradicional i Garantuar”. Sipas kritereve të reja një emër regjistrohet si STG, nëse përshkruan një produkt bujqësor ose ushqimor të veçantë që:

a) përfitohet nga një metodë prodhimi, përpunimi apo ka një përbërje, e cila korrespondon me praktikën tradicionale për këtë produkt bujqësor ose ushqimor;

b) është prodhuar nga lëndë të para ose përbërës që janë përdorur tradicionalisht.

Një emër që të regjistrohet si STG duhet të jetë përdorur tradicionalisht për t’iu referuar produktit të veçantë, të identifikojë karakterin tradicional apo të veçantë të produktit.

Një emër nuk mund të regjistrohet nëse i referohet vetëm termave të përgjithshëm që përdoren për një grup produktesh, ose termave të parashikuara nga një legjislacion i veçantë.

Emri i regjistruar si STG, mund të përdoret nga çdo operator ushqimor që vendos në treg një produkt bujqësor ose ushqimor që është në përputhje me specifikimet përkatëse të përcaktuara në këtë ligj.

Çdo produkt bujqësor ose ushqimor i çertifikuar për përputhshmërinë me specifikimet për emertimin STG në përputhje me kërkesat e këtij ligji, duhet të etiketohet me shprehjen “Specialitet Tradicional i Garantuar” dhe logon STG.

Logoja STG duhet të përmbajë elementë të trashëgimisë kulinare dhe traditës së produkteve bujqësore dhe ushqimore shqiptare.

Logoja kombëtare për produktet STG përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Emrat e regjistruar si STG duhet të mbrohen nga çdo keqpërdorim, imitim, apo çdo praktike tjetër që keqinformon konsumatorin të tilla si, përdorimi i këtyre emrave për produkte që nuk janë të certifikuara si STG edhe nëse ky përdorim nuk ka qëllim të tregojë që janë STG.

Projektligji synon që të konsiderohen STG produktet bujqësore dhe ushqimore për të cilat karakteristika të veçanta të prodhimit ose të cilësisë, vijnë nga përdorimi i metodave tradicionale të prodhimit, të paktën 30 vjet, janë pjesë e trashëgimisë kulturore të rajonit në të cilin janë prodhuar DHE janë pjesë e identitetit të komunitetit lokal

Ministria e Bujqësisë përcakton, me Udhëzim të Ministrit, përkufizimet, procedurat për rregjistrim, format e aplikimit, organet përgjegjëse, organet e kontrollit, mënyrën e promovimit, si dhe logot përkatëse për Skemat e Tjera të Cilësisë. Kërkesa nga prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore, për këto skema do të paraqitet në Ministri./monitor/ma.me

Next Post
Milanit i kthehet Maldini, këtë herë si drejtues

Maldini për transferimin e Ronaldos: Blerje e mirë, por italianët…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In