• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kristina Pjetri, bukuroshja që shërbente si ‘karrem’ për grabitje, shokon me dëshminë në polici

by Java News
05/04/2017 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia e Tiranës arrestoi pasditen e djeshme 22-vjeçaren që ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtore e 4 djemve që vidhnin me dhunë kalimtarët.

Në vijim të operacionit “Gracka”, shërbimet e Komisariatit nr.6 kanë vënë në pranga Kristina Pjetrin, të dashurën e Fatjon Bushgjokës, ideatorit të vjedhje. Vajza po mbahej nën vëzhgim prej mbrëmjes së të hënës dhe u ndalua pranë një blloku pallatesh pranë Kthesës së Kamzës, pas një spitali privat, shkruan “Panorama”.

Sapo ka parë Policinë, 22- vjeçarja nga Puka ka qenë e vetëdijshme se kishin shkuar për të dhe ka qëndruar përballë tyre, duke pritur që t’i afroheshin. Ajo ka pranuar gjithçka, duke thënë se ka pranuar të kryejë vjedhje në emër të dashurisë që kishte për Fatjonin, edhe pse ka rrëfyer se ishte lidhur me të vetëm prej 10 ditësh.

Kristina Pjetri, ose Kristi, siç i thërrisnin pjesëtarët e tjerë të grupit, ka pranuar se ka bashkëpunuar në 3 raste vjedhjesh. Të parën më datë 28 mars, dhe dy të tjera brenda ditës, më 1 prill. Në të tria këto raste ajo ka pranuar se ka futur në grackë tre djem të rinj dhe u ka kërkuar celularët për të kryer një telefonatë, ashtu siç ishte skema. Të tre kanë pasur “iPhone 6 S”.

Në Polici ajo ka treguar edhe episodin e fundit, kur u përballën me një makinë të Policisë, pas një qendre tregtare dhe arritën t’i iknin. Nga ai moment ajo është shprehur se i dashuri e ka përcjellë në shtëpi me taksi dhe më pas ka dëgjuar lajmet për arrestimet.

DESHMIA

“Është e vërtetë që kam marrë pjesë në vjedhje. U binda nga Fatjoni, pasi e doja shumë. Isha lidhur me të para 10 ditësh, por u dashurova menjëherë me të”, ka nisur rrëfimin e saj në Polici 22-vjeçarja Kristina Pjetri.

E përballur me oficerët që u kishte dalë përpara me makinë mbrëmjen e datës 1 prill, vajza ka pranuar edhe faktin që grupi i kishte ikur Policisë pasi kishte kryer dy vjedhje.

“Pse, ju ishit me makinë Policie?”, i është drejtuar ajo oficerit.

“Unë mendova se ishte makinë e Policisë Rrugore dhe Fatjoni menjëherë i dha gaz që të iknim sa më shpejt. Atë ditë kishim kryer dy vjedhje”, ka treguar ajo.

Pas këtij momenti, të frikësuar se mund t’i kapte Policia, Kristina ka treguar se janë ndarë në dy grupe. Ajo dhe i dashuri i saj Fatjon Bushgjoka kanë zbritur nga makina “Fiat” që ishte marrë me qira, duke ndaluar për të pirë kafe në një lokal pranë Laprakës.

Ndërsa makinën e kanë marrë vëllai i vogël i Fatjonit, bashkë me shokun e tij Elton Leka.

Kristina ka treguar se më pas kanë marrë një taksi dhe fillimisht kanë shkuar në Kamzë, ku janë takuar me Elton Lekën dhe Aleksandër Bushgjokën, më pas nga aty po me taksi Fatjoni e ka dërguar në shtëpi.

“Mendova se i kishim shpëtuar Policisë edhe këtë herë. Por disa orë më vonë, kur telefoni i Fatjonit më dilte i fikur, fillova të shqetësohesha. Më pas, të nesërmen, pashë në lajme që ishte arrestuar”, ka treguar ajo.

VJEDHJET

Kristina Pjetri ka pranuar se ka futur në grackë tre djem, duke u marrë telefonat.

“Më datë 28 mars, kemi qenë të katërt duke qëndruar në makinë, diku nga Mëzesi. Unë, Fatjoni, vëllai i tij dhe ky shoku. Ka kaluar një djalë i ri dhe kam zbritur unë nga makina e i kam kërkuar celularin, më duket se kishte një “iPhone 6 S”, që të bëja një telefonatë.

Sapo e mora telefonin, u afrova te makina dhe në atë moment dolën të tre dhe e mbështetën duke i marrë gjërat e tjera që kishte me vete. Në të njëjtën mënyrë kam vepruar edhe më 1 prill, te rruga dytësore e autostradës dhe në një vend mes Mëzesit dhe Yzberishtit”, është shprehur në Polici e arrestuara Kristina Pjetri.

ma.me

Next Post
Xhafaj: Policia do garantojë një proces zgjedhor shembullor. Vetting çdo efektivi

Xhafaj: Policia do garantojë një proces zgjedhor shembullor. Vetting çdo efektivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftanija kalon dhe nga Shqipëria, CNN zbardh planet/ Trump mund të sulmojë brenda Venezuelës

Raporti i gabuar i Inteligjencës Artificiale për pak sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë! Ushtria amerikane u përgatit që…

September 19, 2026
Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

September 19, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Detaje të tjera tronditëse nga vdekja e këngëtarit Mazonakis në klinikën private: Më matën aurën dhe më dhanë ilaçe homeopatike!

September 19, 2026
Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

September 19, 2026
Revista italiane, jehonë Shqipërisë: Destinacioni më ekonomik i Europës!

“The Independent” rekomandon Shqipërinë: Mes Rivierës dhe Alpeve, një vend jo vetëm për pushime e turizëm!

September 19, 2026
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

Ligji i ri amerikan kundër Rusisë, Trump mund t’i ndëshkojë shtetet që blejnë naftë dhe gaz nga Moska!

September 19, 2026
“Një fuqi e madhe si Rusia mund të jetë edhe aleate”/ Habit Le Pen: Na ndihmon në…

“Rreziku është real”- Paralajmërimi “i çmendur” i Marine Le Pen: Ose NATO hyn në luftë, ose do të kemi një “Luftë Njëqindvjeçare”!

September 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

Vranësira dhe reshje të dobëta në verilindje e lindje, ja parashikimi i motit për sot!

September 19, 2026
Çelet ekspozita me fotot e rralla të Nënë Terezës në COD

Çelet ekspozita me fotot e rralla të Nënë Terezës në COD

September 19, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

“Groenlanda “molla e sherrit”, arrihet marrëveshja historike mes SHBA dhe Danimarkës, ja për çfarë u ra dakord mes palëve

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com