• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krishtlindje dhe politikë në Shqipëri

by Alfred Peza
26/12/2017 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nëse nuk do të ishte lajmi i dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për ti dhënë shtetësinë shqiptare Kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatosit, me siguri që Krishtlindjet e këtij viti do kishin më pak politikë brenda. Kjo për arësyen se edhe vetë liderët tanë ndoshta e kanë kuptuar më në fund se e kanë tepruar, ndaj nuk kanë qenë edhe aq aktivë, për të dalë me çdo çmim në çdo media me këtë rast. Por edhe vetë mediat, e kanë mësuar se njerëzit, kanë nevojë për gjëra më atraktive në orët dhe ditët e pushimit të festës.

Gjithësesi dozën tonë të politizimit në këtë festë të shenjtë, e kemi eksportuar me sukses atje ku ajo festohet ndoshta më shumë, për shkak të raportit me fenë dhe traditën më të hershme vijuese. Në Greqi. Atje ku lajmi për marrjen e shtetësisë shqiptare nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, u përjetua gati gati si në një ekstazë kolektive. Si nga liderët kryesorë politikë të vendit, ashtu edhe nga komuniteti i fuqishëm ortodoks dhe nga mediat kryesore. Presidenti i Greqisë, pas Janullatosit pritet ti telefonojë personalisht edhe homologut shqiptar, me këtë rast.

Nuk kuptohet mirë pse kaq shumë entuziazëm dhe pse është kaq shumë e rëndësishme edhe për grekët ky dekret, i cili tek ne është përcjellë si një lajm ndër kryesorët e 24 orëve të fundit, por jo si një ngjarje e jashtëzakonshme. Këtu gati gati të gjithë e kanë miratuar në heshtje dhe zërat kundër këtij dekreti të kreut tonë të shtetit, pothuajse diheshin edhe pa u firmosur shkresa zyrtare. Sepse ato kanë qenë konsistentë në qëndrimet e tyre të afishurara prerazi kundër Janullatosit vetë, por edhe detyrës e misionit të tij në Shqipëri, që në krye të herës.

Ilir Meta nuk e fshehu përpara kamerave, shijimin e kënaqësisë së të qenurit në fokus të vëmendjes publike për këtë rast. Janullatosi gjithashtu e krahasoi dekretin me verën që sa vjen dhe bëhet më e mirë. Por kjo nuk e ka ndihmuar aspak siç e do edhe detyra e Tij në fakt, që meshën ta mbajë në gjuhën shqipe. Ka vijuar ta mbajë sërisht në greqisht, edhe në mesnatën kur do të gdhihej për herë të pare, si qytetari më i ri i këtij vendi. Por tashmë edhe kjo, pak rëndësi ka, për aq kohë sa nuk u zbatua në 25 vitet e shkuara.

Edi Rama prej gati një jave e ka limituar aq shumë praninë e tij publike, sa gati gati ka dalë nga fokusi i medias dhe opinionit publik. Ndaj, edhe për festën e Krishtlindjeve, ishte i pranishëm me urimin e tij të thjeshtë, si edhe shumë protagonistë të tjerë të jetës politike të vendit. Edhe Lulzim Basha ka bërë shumë kujdes që të qaset më së shumti me profilin e familjarit, sipas traditës së kësaj feste, sesa me atë të një lideri politik shqiptar tipik. Sikundër Gramoz Ruçi ka mbajtur thjeshtë pozicionin publik sipas asaj që parashikon protokolli i shtetit për të në këto raste. Ndërkohë që ministrat e qeverisë, pothuajse kanë qenë inekzistentë, me përjashtim të Erion Veliajt që u pa në një intervistë të programuar më parë, në Top Channel.

Nëse kjo qasje e këtyre orëve të festës së Krishtlindjeve do të përsëritet edhe gjatë orëve të festës së ndërrimit të vitit, klasa politike do ti bënte një dhuratë dhe një nder të madh jo vetëm qytetarëve dhe mediave, por edhe vetes. Në mënyrë që të krijohet edhe tek ne më në fund, tradita e mbajtjes së politikës dhe liderëve të saj, jashtë festave familjare dhe gëzimeve kolektive të qytetarëve. Të paktën, tua kursejnë njerëzve protagonizmin e tyre absurd, në fund të vitit. Kanë 360 ditë të tjera përgjatë 2018, që ta bëjnë këtë, madje edhe atëherë kur nuk duhet.(Alpenews.al)

Next Post
Sampdoria kërkon mesfushorin e kombëtares shqiptare

Sampdoria kërkon mesfushorin e kombëtares shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën dhe 35-vjetorin e PS

Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën dhe 35-vjetorin e PS

June 12, 2026
BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër

BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër

June 12, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesët, e Shtunë 13 Qershor 2026

June 12, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Mbështesni protestën, do shpëtojë Shqipërinë

Berisha thirrje demokratëve: Mbështesni protestën, do shpëtojë Shqipërinë

June 12, 2026
Fillon nesër në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Fillon nesër në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

June 12, 2026
SPAK sekuestron mbi 128 mln euro në llogarinë e noteres për shitblerje tokash në Zvërnec

SPAK sekuestron mbi 128 mln euro në llogarinë e noteres për shitblerje tokash në Zvërnec

June 12, 2026
DEL VIDEO / Momentet kur 23-vjeçari tentoi grabitjen në Shkozë me pistoletë lodër

DEL VIDEO / Momentet kur 23-vjeçari tentoi grabitjen në Shkozë me pistoletë lodër

June 12, 2026
“Gladiatorë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump përgatit festën më të madhe presidenciale në histori për 80-vjetorin e tij

“Gladiatorë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump përgatit festën më të madhe presidenciale në histori për 80-vjetorin e tij

June 12, 2026
Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34 vjeçarit

Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34 vjeçarit

June 12, 2026
Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In