• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sampdoria kërkon mesfushorin e kombëtares shqiptare

by Java News
26/12/2017 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka ka përfunduar në radarin e Sampdorias. 22-vjeçari ka dhuruar paraqitje pozitive këtë sezon me skuadrën rumune të Politehnica Iasi, duke u evidentuar si një nga përforcimet e mundshme të skuadrës ligure në merkaton e Janarit.

Debutuesi kuqezi në miqësoren kundër Turqisë, ka dhënë një intervistë për mediet norvegjeze, ku e pranon se ka folur me presidentin që është i gatshëm për të hyrë në bisedime, por çështja do të thellohet pas pushimeve të fundvitit.

“Me siguri di për një ofertë të Bragës në Portugali, ndërsa nga Suedia ka vetëm interesim. Objektivi im është që të luaj në kampionate prestigjoze dhe për momentin mund të them se ka 80 % mundësi që të largohem”, thekson 22-vjeçari shqiptar.

Në vijim, Qaka shton se stili i tij përshtatet shumë me futbollin në Spanjë e Itali. Ndërkohë, presidenti i klubit rumun, Adrian Ambrose, duket i dorëzuar dhe e pranon se përveç ofertave nga kampionatet e rëndësishme, interes për mesfushorin ka shfaqur edhe Steaua Bukuresht, CFR dhe Kraiova në Rumani.

“Do të jetë shumë e vështirë që ta mbajmë”, ka theksuar ai. Gjithsesi, zërat që vijnë nga Italia janë më këmbëngulës në këtë garë, pasi Sampdoria ka gati rreth 1 milionë Euro për të blerë kartonin e shqiptarit, që konsiderohet edhe si një nga lojtarët e të ardhmes në radhët e Kombëtares Kuqezi.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Magjia e Krishtlindjes, ja sesi është festuar nëpër botë

FOTOT/ Magjia e Krishtlindjes, ja sesi është festuar nëpër botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com