• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krioterapia, sauna e ftohtë na rinon dhe na dobëson vërtet?

by Java News
05/10/2018 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në SHBA është tashmë një modë dhe tani edhe në Itali. Quhet Kriosauna, ose ndryshe: sauna e të ftohtit, një trajtim mirëqënieje, i cili për vetëm tre minuta ekspozim në të ftohtë shumë intensiv, premton efektin anti-moshë dhe një ‘shkundje’ të metabolizmit në gjëndje për të humbur peshë dhe për të përmirësuar në përgjithësi shëndetin tonë, përfshirë edhe atë seksual.

I vetmi kush është ekspozimi, për tre minuta në temperaturën 170 gradë nën zero, duke u futur në një dhomë me avull azoti të ngrirë.

Një modë e tillë ekstreme është edhe ajo që është përhapur shumë përtej oqeanit, e cila konsiston në futjen e njeriut në dushe ose vaska të akullta, për të shijuar avantazhet e të ashtuquajturit ‘stressi pozitiv’.

Bëhet fjalë vetëm për tendenca marketingu të mirëqënies, apo ‘tortura e akullit’ ka baza shkencore?

Pikë së pari theksojmë se terapia e të ftohtit nuk është një risi: cilësitë kurative në temperatura të ulëta janë të njohura që nga antikiteti dhe në kohët e shkuara janë studiuar derisa kanë arritur në këtë perfeksionim që ne i njohim sot.

I ftohti mund të jetë i dobishëm për të kuruar një sërë shqetësimeh, si për shembull uljen e temperaturës, uljen e traumave muskulare.

Në dermatologji përdoret kriokirurgjia për të trajtuar disa probleme të lythave, angiomave dhe shenjave të plagëve.

Akulli ka edhe funksion analgjeziku të përkohshëm, pasi i ftohti ndalon transmetimin e impulseve të dhimbjes dhe bën relaksimin e muskujve, sepse muskujt nuk arrijnë të kontraktohen në temperatura të ulëta.

Për këtë arsye, shumë sportistë, mes të cilëve edhe Cristiano Ronaldo, kanë zakonin t’u nënshtrohen banjove të akullit për të përmirësuar gjendjen muskulare pas stërvitjes.

Kohët e fundit parimet e terapisë në të ftohtë po kalojnë edhe në botën e spa-ve.

Dushet apo banjot në të ftohtë duket se japin efekte fizike dhe psikologjike që lehtësojnë shumë.

Pikë së pari transformon mënyrën jetojmë problemet.

Praktikisht, çdo gjë që kërkon sforcim fizik ka efektin për të na bërë më të fortë.

Në veçanti, i ftohti intensiv duhet të na dhurojë më tepër kthjelltësi mendore, aftësinë për të punuar më shumë orë dhe me më shumë energji, performancë më të mirë seksuale dhe jo vetëm kaq…..por edhe jetë më të gjatë.

Sipas shkencës, faktikisht, të futesh në ujë të akullt stimulon sistemin vaskular në thellësi, prodhon një hyrje më të mirë të gjakut dhe përmirësor sistemin kardio-vaskular.

Banjot e akullta shërojnë dëmet që derivojnë nga aktiviteti sportiv shumë intensiv.

Sipas disa studimeve ama, efektet pozitive të banjave të të ftohtit kanë origjinë psikologjike: në fakt i ftohti, na transmeton një lloj energjie dhe rregullon hormonet e stresit, por nuk duket se ka efekte të çmuara mbi metabolizmin dhe peshën.

Kriosauna, edhe pse në fakt është evoluimi teknologjik i banjave të akullit, është një eksperiencë shumë më ‘ekstreme’ dhe kërkon shumë kujdes.

Duhet kujtuar se krioterapia është një praktikë mjekësore dhe duhet kryer në prani të personave të specializuar dhe pas disa analizave të përgjithshme të personit që dëshiron t’i nënshtrohet.

Kriosauna është në fakt një makinë e vërtetë që prodhon të ftohtë: konsiston në një cilindër të veçantë në të cilin hyet, duke veshur vetëm të brendshme pambuku, çorape dhe nallane tek këmbët.

Qëndrohet në këmbë, me kokën dhe qafën jashtë, ndërkohë që lirohet një re’ azoti që nga gjendja e lëngshme kalon në gjendje gazi, duke arritur në temperatura nga 110 në 170 nën zero, në të cilën qëndrohet nga 1 minutë në tre.

Në këtë kohë, i ftohti penetron në pak milimetra nën lëkurë, duke provokuar një gjendje të pjesshme letargjie.

Sipas mbështetësve të kësaj procedure, efektet në trup janë të pannumërta: nga ulja e stresit, tek mos plakja, nga konsumi i 900 kalorive në vetëm 3 minuta trajtim, tek heqja e celulitit e madje edhe në përmirësimin e gjendjeve të ankthit dhe depresionit.

Kriosauna premton të stimulojë sistemin imunitar, parandalimin dhe përmirësimin e osteoporozës, uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, përmirësimin e patologjive si psioriasis, madje edhe efekte pozitive në përmirësimin e jetës seksuale.

Studimet e fundit konfirmojnë cilësit anti-inflamatore dhe antioksiduese të kësaj terapie, por është mirë të nënvizojmë se deri tani nga “Food and Drug Administration”, agjensia amerikane që mbikqyr ilaçet, terapitë dhe shëndetin, nuk i njeh beneficet e saunës së të ftohtit dhe nuk prononcohet mbi efektet e dobësimit dhe anti-plakje të saj, shkruan tgcom.it

ma.me

Next Post
Sezoni turistik, Rinasit i shtohen 10 destinacione të reja fluturimesh

Avioni i linjës Tiranë-Malpensa bën ulje të detyruar, panik te udhëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In