• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi për nderin, vëllai e gjeti motrën me të dashurin në kasolle

by A R
27/01/2019 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 34-vjeçar, i cili ndërroi jetë të premten në Spitalin e Traumës në Tiranë mësohet se është vrarë me mjete të forta nga vëllai i të dashurës së tij. Viktima është Arben Gjeci nga fshati Bastar i Mesëm, i cili u gjet i plagosur në kokë në anë të rrugës nga kalimtarët mbrëmjen e së enjtes dhe u transportua menjëherë ne spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por hetimet provuan të kundërtën. Pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se lidhja me një 20-vjeçare të martuar i kushtoi jetën Gjecit, baba i 3 fëmijëve.

Sipas burimeve nga policia, lidhja jashtëmartesore e së resë është zbuluar nga bashkëshorti dhe vëllai i saj. Dyshohet që 34-vjeçari është goditur me shufër hekuri në një kasolle dhe me pas është hedhur në rrugë. Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë, blutë e kryeqytetit arrestuan autorin e dyshuar të ngjarjes, Esat Cani, 31 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”; motrën e tij, E. Cani si dhe bashkëshortin e kësaj të fundit, 29-vjeçarin me inicialet Dajet Kurti për veprën penale: Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vrasja

Një histori dashurie jashtë martese i ka kushtuar jetën Arben Gjecit nga fshati Bastar i Mesëm i Tiranës. Fillimisht ishin mjekët e Spitalit të Traumës, të cilët thanë se vdekja e 34-vjeçarit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të përplasjeve ose goditjeve. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka mësuar nga dëshmitë e para të të afërmeve se i riu ka rënë nga një lartësi. Nisur nga plagët e shumta, policia është thelluar në hetime për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes. “Pas një pune intensive dhe të pandërprerë 48 orëshe, policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbardhur rrethanat dhe arrestuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vdekje aksidentale. Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Po sipas bluve, “në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D.K., dhe E.C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi. Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve: E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”; D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkaq, burime për “GSh” bënë me dije se mbrëmjen e së enjtes, Arben Gjeci është takuar me 20-vjeçaren pranë banesës së familjes Cani në fshatin Bastar i Mesëm. Ndërkaq, vëllai i saj, Esat Cani dhe bashkëshorti, Dajet Kurti e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy në një kasolle pranë shtëpisë. Ata i ruajtën, pasi më herët burri i 20-vjeçares i ishte ankuar kunatit se motra e tij e tradhtonte. Lidhja jashtëmartesore nuk është pranuar nga vëllai i 20-vjeçares, i cili ka marrë një hekur dhe e ka goditur disa herë në kokë Arben Gjecin, i cili ka humbur ndjenjat. Më pas, dy agresorët e kanë nxjerrë 34-vjeçarin nga kasollja dhe e kanë lënë në rrugë ku dhe u gjet nga banorët e zonës.

/a.rada

Next Post
Venezuela, kundër ultimatumit për organizimin e zgjedhjeve

Venezuela, kundër ultimatumit për organizimin e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In