• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi makabër me studenten shqiptare në Itali, mamaja: E dija se diçka e keqe i kishte ndodhur

by A R
02/04/2025 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 1 jave Ilaria Sula rezultonte e zhdukur. Sot, prindërit e saj dhe vëllai morën vesh lajmin tronditës. Ajo është vrarë nga ish i dashuri i saj, një filipinas, që pasi kreu krimin, e futi trupin e 22-vjeçares në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar disa kilometra nga Roma.

Por si e morën vesh familjarët e saj këtë ngjarje?

Më 25 Mars, vajza e tyre, që studionte për Statistikë në Universitetin e La Sapienza-s, doli nga apartamenti ku jetonte me qira me disa shoqe, por nuk u kthye më. Të alarmuara, ato kanë njoftuar prindërit e të resë, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin në polici.

Familja e Ilaria Sulës kishte mbërritur në Itali nga zona e Lushnjes, për të nisur një jetë të re. Mamaja, G. Sula, punon si pastruese, ndërsa i ati, F. Sula në një kompani ndërtimi. Ata jetojnë në një shtëpi pranë stadiumit në Terni, bashkë me fëmijën e dytë, djalin 19-vjeçar L. Sula.

Pas zhdukjes së vajzës, mamaja e saj e kishte parandjerë se diçka e keqe kishte ndodhur.

“Menjëherë e kuptova se ishte diçka e keqe sepse ajo zakonisht bënte telefonata me video dhe nuk i përdorte mesazhet e thjeshta. Më pas fola me shoqet me të cilat jetonte dhe bashkë me burrin vendosëm ta denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. E di që hetimet çuan menjëherë te djali që Ilaria kishte lidhje në të shkuarën, por dimë shumë pak për të”, tregoi G. Sula, mamaja e viktimës.

Vëllai i Ilarias përpiqet t’i japë përgjigje kësaj ngjarje, por nuk mundet. Askush s’di ta shpjegojë pse ish i dashuri i motrës së tij kreu krimin makabër.

“Nuk mund ta shpjegojmë dot. Pse e bëri këtë? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di”, tha ai.

Ai rrëfeu edhe mesazhin e fundit me të motrën, ndërsa tregoi se ish të dashurin e saj e njihte, por sipas tij, ata ishin ndarë.

“Fola me Ilarian për herë të fundit para dy javësh sepse donte të na vizitonte në Terni. Ishte e qetë, nuk na tregoi për asnjë problem. Më pas vetëm mesazhe, por jam i sigurt që nuk i shkruante ajo. E njihja, ishin bashkë për 1 vit, por më pas u ndanë”, tha ai.

Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje, Mark Antony Samson ka pranuar autorësinë e krimit.

Next Post
VIDEO / Dy vajza rrihen për parkingun në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

VIDEO / Dy vajza rrihen për parkingun në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

November 5, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth

November 5, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

November 5, 2026
Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In