• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi kompjuterik në Shqipëri shënon rritje

by A R
19/05/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me sofistikimin e teknologjisë, “përparojnë” dhe metodat e vjedhjeve e mashtrimeve. Tashmë nuk duhet të ruash vetëm kuletën, apo sende të tjera me vlerë, por edhe të jesh i kujdesshëm me përdorimin e kartave bankave, apo fjalëkalimeve. Mashtrimi, falsifikimi, apo ndërhyrja kompjuterike rezulton se janë shtuar vitin e kaluar.

Nga të dhënat statistikore të deklaruara, rezulton se në vitin 2015 ka një rritje prej 8,8 % të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale të krimit kompjuterik në krahasim me vitin 2014 ndërsa numri i procedimeve të dërguara për gjykim është në të njëjtin nivel.

Pesha specifike që ky grup veprash penale zë për vitin 2015 është 0,4 % ndërsa për vitin 2014 ky grup veprash përbënte 0,37 % të numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi. Pra vihet re një rritje e këtij treguesi për vitin 2015 në krahasim me vitin 2014.

Treguesit për të pandehurit gjatë vitit 2015 rezultojnë me ulje dhe përkatësisht, kemi ulje prej 71 % të numrit së të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2014, ulje e numrit të të pandehurve të cilët i janë dërguar gjyqit prej 76 % në krahasim me vitin 2014.

Të dhënat socio-demografike të të pandehurve të regjistruar për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim:

Nga të pandehurit e regjistruar për këtë grupveprash penale, rezultojnë të rritur (mbi 18 vjeç) 11 % femra dhe 89 % meshkuj. Ndër to, vetëm një i pandehur i mitur mashkull dhe në vitin 2015, është regjistruar 1 i pandehur i huaj. Në lidhje me arsimin e të pandehurve rezulton se 37,5 % e të pandehurve janë me arsim deri 9- vjeçar, 37,5 % me arsim të mesëm dhe 25 % të pandehur me arsim të lartë. Rezulton se të gjithë të pandehurit kanë vendbanimin në qytet. Pra, tendenca është e tillë që ka një prani të këtij fenomeni në qytet. Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, theksojmë se pjesa më e madhe e të pandehurve janë të padënuar më parë.

Llojet e veprave penale që janë konstatuar:

a. Mashtrimi kompjuterik
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Kundër krimit kompjuterik” për vitin 2015 është 44 %, ndërsa për vitin 2014 ka qenë 40,8 %.Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në rritje e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal “Mashtrimi komputerik” në vitin 2015, prej 17,6 % në krahasim me vitin 2014.

b. Falsifikimi kompjuterik
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Kundër krimit kompjuterik” është 13 % për vitin 2015, ndërkohë që në vitin 2014 ka qenë 21,6 %.

c. Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Kundër krimit kompjuterik” është 34 % për vitin 2015, ndërkohë që në vitin 2014 ka qenë 23 %. (javanews.al / r.a)

Next Post

LSI, përgjimet dje dhe sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In