• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Krimet okulte”/ Ministria e Brendshme vihet në lëvizje, thërret një takim konsultativ për parandalimin. Ja disa masa ligjore e strukturore

by Java News
24/12/2021 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme thirri një takim konsultativ me përfaqësues të institucioneve shqiptare, akademisë, medias dhe shoqërisë civile për diskutimin mbi të ashtuquajturat “krime okulte”, për të diskutuar rreth qasjes që duhet të kemi për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda.

Nën drejtimin e zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, Komiteti i Kulteve, Qendra e Koordinimit Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Fakulteti i Drejtësisë, Urdhri i Psikologut dhe mediat, diskutuan mbi këtë çështje me ndjeshmëri të lartë publike.

Ata shprehën pikëpamjet dhe propozimet e tyre mbi nevojën e ndryshimeve organizative dhe ligjore për trajtimin dhe parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Zv.ministri Lamallari shpjegoi qëllimin e thirrjes së këtij takimi duke falendëruar përfaqësuesit e akademisë, shoqërisë civile dhe medias për interesin dhe angazhimin e tyre dhe nënvizoi nevojën për një trajtim të kujdesshëm duke qenë se kemi të bëjmë me një çështje sensitive.

Përfaqësuesit e organit të akuzës dhe agjencive të zbatimit të ligjit vunë në dukje mangësitë dhe nevojat për përmirësime ligjore me qëllim kriminalizimin dhe ndëshkimin e autorëve të dyshuar si organizatorë apo nxitës të këtyre veprave të rënda si dhe nevojën për njohuri më të thella mbi ritualet ezoterike apo besimet alternative, sidomos atyre organizimeve veprimtaria e të cilave mund të konsiderohet antikushtetuese, e paligjshme dhe e rezikshme në aspektin e sigurisë. Sipas tyre është e domosdoshme të bëhen ndryshime në Kodin Penal. Përfaqësuesit e akademisë në këtë takim, ofruan një panoramë të përgjithshme të këtij fenomeni, duke e ilustruar gjithashtu edhe me përvoja të vendeve të ndryshme si SHBA, Itali, Francë etj.

Sipas tyre, duhet të ketë ndryshime edhe në kurrikulat e Akademisë së Sigurisë dhe trajnimet e posaçme, por natyrisht që barra nuk i duhet lenë plotësisht vetëm Policisë së Shtetit. Për parandalimin e krimeve të tilla duhet një bashkërendim i shumë institucioneve.

Për parandalimin e këtyre ngjarjeve të rënda, merr një rëndësi shumë të madhe edhe informacioni në terren dhe bashkëpunimi i qytetarëve, të cilët duhet të sinjalizojnë dhe raportojnë veprimtari të dyshimta dhe shqetësimet që ata mund të kenë lidhur me ekspozimin dhe ndikimin e familjarëve, të njohurve apo anëtarëve të komunitetetve të tyre. Psikologët luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, duke i kushtuar një vëmendje dhe trajtim të kujdesshëm shqetësimeve të paraqitura, sidomos ato lidhur me të miturit dhe personat vulnerabël.

Përfaqësues të medias, të cilët kanë ndjekur dhe raportuar raste të tilla të shënuara në vendin tonë, theksuan rolin dhe përgjegjësinë e personave të dyshuar si nxitës të akteve me pasoja të rënda (izolimi social, abuzimet seksuale, vrasja e kafshëve në rite okulte dhe vetëflijimi i ndjekësve të tyre). Sipas tyre, rrjetet sociale kërkojnë vëmendje të shtuar për parandalimin e thirrjeve, organizimit të veprimtarive të dyshimta e të rrezikshme dhe kryerjen e krimeve të tilla./m.j

Next Post
Krijohet ekrani që lëpihet për të ndjerë… shijet e imazheve

Krijohet ekrani që lëpihet për të ndjerë… shijet e imazheve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com