• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet mjedisore mbeten të pandëshkuara në Shqipëri

by Java News
06/08/2021 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e fundit e dëmtimeve të mëdha nga zjarret ka rikthyer në Shqipëri reagimin e publikut ndaj organeve ligjzbatuese për mosndëshkimin e autorëve të krimeve mjedisore.

Drejtues të bashkive por edhe të Zonave të Mbrojtura në rajonet e prekura nga zjarret kanë kërkuar hetime dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të zjarreve, por edhe forcë më të madhe ndëshkuese ndaj autorëve të krimeve të tjera mjedisore, ku sipas legjislacionit shqiptar përfshihen ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës, dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore dhe prerja e paligjshme e pyjeve.

“Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhen ndëshkime pasi zjarret në tre vatra dhe në të njëtin moment flasin për një dorë të qëllimshme”, tha Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi pasi zjarret në këtë zonë shkaktuan humbjen e një jete njerëzore, lëndime të disa përsonave dhe dëmtime të mëdha në pyje, dru frutorë dhe kullota.

Deri tani policia ka kryer ndalimin e rreth 10 personave në disa qarqe si në Vlorë dhe Gjirokastër, në kuadër të hetimeve për autorësinë e zjarreve dhe pritet që procedimet të shkojnë në gjykatë.

Por shumica e këtyre veprave penale edhe gjatë viteve të shkuara, siç dëshmojnë të dhënat zyrtare, mbeten pak të ndëshkuara.

“Shkatërrimi i pronës me zjarr”, procedimet penale u ulën vitin e kaluar

Sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm “shkatërrimi i pronës me zjarr” përbënte për vitin 2020 rreth 41,24 % të rasteve të “shkatërrimit të pronës”, ndërkohë që për vitin 2019 ishte 40,46 %. Në vitin 2020, sipas raportit, vihet re tendenca në ulje me 7,47 % e numrit të procedimeve të regjistruara për “shkatërrimi i pronës me zjarr”, në krahasim me vitin 2019.

Nuk ka të dhëna për dënimet e autorëve të gjetur fajtorë për “shkatërrim të pronës me zjarr” nga grupi i autorëve “për shkatërrim të pronës “. Por për këtë grup verpash penale, ku hyn edhe “shkatërrimi pronës me eksploziv” për rreth 70 % të kërkesave të prokurorit për arrest, gjykata vendosi masë sigurimi me arrest në 66,67 % të rasteve.

Sipas Raportit të Prokurorit të Pëgjithshëm për vitin 2020 lidhur me masën e dënimit të kërkuar nga prokurori në gjykatë, në 69,64 % të të pandehurve të akuzuar për shkatërrim të pronës është kërkuar dënim me burg dhe në 30,36 % dënim me gjobë, ndërkohë që është kërkuar në 1 rast tërheqje aktesh dhe 11 çështje janë pushuar.

Mbi këto kërkesa Gjykata ka vendosur në 74,07 % të dënimeve, dënim me burg dhe në 25,93 % dënim me gjobë,ndërkohë që ka vendosur 7 pushim çështje, 1 kthim aktesh dhe 1 vendim pafajësie.

Lidhur me masën e dënimit prokurori ka kërkuar pezullimin e dënimit dhe vendosjen në provë në 66,67 % të të pandehurve, për 15,38 % të kërkesave rezulton për caktimin e dënimit në minimum dhe 17,95 % në marzhin mesatar të dënimit të parashikuar nga dispozita.

Ndërsa nga gjykata lidhur me masën e dënimit është vendosur aplikimi i pezullimit të dënimit dhe vendosja në provë për 70 % të të pandehurve, 12,5 % e vendimeve të gjykatës rezulton për caktimin e dënimit në minimum dhe 17,5 % në marzhin mesatar të dënimit të parashikuar nga ligji.

Sipas Raportit të Prokuroit të Përgjithshëm për “shkatërrim të pronës” në vitin 2020 janë pezulluar 585 procedime që përbëjnë 51,23 % të procedimeve të regjistruara.

Krimet e tjera mjedisore: asnjë person nuk u dërgua në burg në vitin 2020

Sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm,veprat penale kundër mjedisit shënuan një rritje në vitin 2020 në Shqipëri, publikuar pak kohë më parë, por personat që u gjetën në shkelje, ose u dënuan me gjoba, ose përfituan duke konvertuar dënimin me burg me shërbimin e provës, që i lë ata jashtë qelive.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare në vitin 2020 pati një rritje prej 24,44 % të numrit të procedimeve për vepra penale kundër mjedisit në krahasim mevitin 2019 dhe u shënua një ulje prej 3,03 % e procedimeve të dërguara në gjykatë.

Një rritje prej 19,01 % në vitin 2020 krahasur me vitin 2019 , sipas prokurorisë, pati edhe numri i të pandehurve për krimet mjedisore, por u shënua gjithashtu një ulje e numrit të të pandehurve të cilët u dërguan në gjykatë me 4,11 % përkundrejt vitit 2019. Në ulje gjatë vitit 2020 sipas të dhënave zyrtare është edhe numri i të dënuarve për krime mjedisore nga gjykata me 2,08 % krahasuar me vitin 2019.

Masat e dënimit, të kërkuar nga prokurori për krimet mjedisore, rezultojnë se në 53,19 % kanë qenë për dënimin me gjobë dhe 46,81 % për dënimin me burg. Por raporti i Prokurorisë së Pëgjithshme pohon se gjatë vitit 2020 për të gjithë të pandehurit është kërkuar aplikimi i pezullimit të dënimit dhe vendosja në provë.

Gjykata ka vendosur në 44,68 % të dënimeve dënimin me gjobë dhe në 55,32 dënimin me burg, ku të gjithë dënimet janë pezulluar dhe i pandehuri është vendosur në provë .

Për krimet mjedisore në vitin 2020 janë pezulluar 71 procedime që përbëjnë 21,45 % të procedimeve të regjistruara, tregues në ulje sipas Prokurorisë së Përgjithshme krahasuar me vitin 2019 ku procedimet e pezulluara përbënin 25,19 % të numrit të procedimeve të regjistruara./m.j

Next Post
Të vaksinohesh apo jo? Gratë shtatzëna në dyshim për të marrë dozën

Të vaksinohesh apo jo? Gratë shtatzëna në dyshim për të marrë dozën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In