• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

by A R
09/02/2026 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimet kibernetike dhe shfrytëzimi i fëmijëve në internet po shndërrohen në një nga sfidat më serioze për sistemet e drejtësisë dhe sigurisë në mbarë botën. Në këtë kuadër, zyrtarë të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit nga Shqipëria kanë marrë pjesë në një trajnim të specializuar të udhëhequr nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Ambasadës së SHBA-ve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së fëmijëve nga kërcënimet që vijnë nga bota digjitale. “Nuk ka përgjegjësi më të madhe sesa t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt”, thuhet në deklaratën e ambasadës, duke vënë në dukje se sot fëmijët janë më të ekspozuar se kurrë ndaj rreziqeve dhe shfrytëzimit në internet.

Trajnimi është zhvilluar në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara (ILEA) në Budapest dhe ka përfshirë gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe punonjës të policisë gjyqësore nga Shqipëria. Ata iu bashkuan ekspertëve të tjerë nga vende të ndryshme të Europës për të shkëmbyer përvoja dhe për të forcuar kapacitetet në luftën kundër krimit kibernetik.

Sipas Ambasadës së SHBA-ve, trajnimi u fokusua veçanërisht në hetimet që lidhen me shfrytëzimin e fëmijëve në internet. “Këta zyrtarë diskutuan përhapjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve në internet dhe mësuan se si shpërndahet materiali i dëmshëm”, thuhet më tej në njoftim.

Një vëmendje e posaçme iu kushtua identifikimit të zhvillimeve të reja në hapësirën online, metodave të ndjekjes kibernetike dhe teknikave për identifikimin e viktimave.

Ambasada thekson se rritja e përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale ka sjellë edhe forma të reja të abuzimit, të cilat kërkojnë njohuri dhe aftësi të avancuara nga ana e institucioneve ligjzbatuese. Në këtë kontekst, trajnime të tilla janë thelbësore për të përballuar shkeljet kibernetike dhe për të ndërtuar raste të forta penale kundër autorëve.

“Këto aftësi do të ndihmojnë në përgatitjen e ekspertëve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në Shqipëri për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht ata që do të përdorin internetin për të dëmtuar fëmijët”, nënvizon Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Next Post
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In