• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KRIMET E RENDA/ Vrau babanë se dehej, 35 vite burg djalit

by Java News
29/12/2016 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata per Krimet e Renda ka vendosur sot te shpallë fajtor Arban Djaloshin, akuzuar per “vrasje per shkak te marredhenieve familjare”. Ai eshte denuar me 35 vjet burg per vrasjen e te atit. Ndersa Bardhe Djaloshi, (e shoqja e viktimes) eshte shpallur fajtore per “veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes” dhe eshte denuar me 3 vjet burg. Per te njejten akuze, Gjykata ka denuar me 1 vit e 6 muaj burg edhe Flavio Djaloshin (djali tjeter i viktimes). Per shkak te gjykimit te shkurtuar, ketyre personave u ulet denimi me nje te treten.

NGJARJA

Mirosh Djaloshi 54 vjeç u gjend i vrarë orët e para të mëngjesit të datës 18 mars në fshatin Shkallë, Manëz, në oborrin e banesës së tij. Trupi i pajetë i tij  i pajetë u gjet nga familjarët dhe nga hetimet e para rezultoi se atë e kishin goditur me sende të forta në kokë.

Pas një hetimi thuajse dy mujor policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së vrasjes së ish kryeplakut të fshatit Shkallë të këtij qyteti më 18 mars të këtij viti. Gruaja e viktimës Bardhe Djaloshi 46 vjeçe bashkë me dy djemtë e saj Arban Djaloshi 26 vjeç dhe F. Djaloshi 16 vjeç janë autorët e dyshuar të policisë për vrasjen e Mirosh Djaloshit. Motivi i vrasjes është për konflikte familjare.

Deshmia 

Autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit (bashkëshorten e viktimës). Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u ndaluan tre anëtarët e familjes Djaloshi, konkretisht bashkëshortja dhe dy djemtë e viktimës. Prokuroria e Durrësit krijoi dyshime se autori i vrasjes së Miroshit gjendej mes familjarëve.

Kjo pistë u forcua nga fakti se, gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes. Ndërsa, brenda familjes anëtarët kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se Mirosh Djaloshi shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur.

Si ndodhi

Më datë 18.03.2016, ora 07.00  në fshatin Shkallë, në rrugën që të çon për në hyrje të oborrit të banesës së tij, është gjetur i vrare shtetasi Mirosh Djaloshi. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, pranë portës kryesore të oborrit të baneses së tij, rreth orës 05.45 nga djali i tij Arban Djaloshi. Nga kqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dy dëmtime në pjesën e kafkës së kokës dhe se koha e vdekjes së tij ka qenë rreth 10 orë nga koha e kryerjes së kqyrjes së kufomës, shkruan Panorama.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, si kqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve okularë, pyetja e të dëmtuarve, kqyrje dhe marrja e provave materiale etj, nga ku ka rezultuar se:

Nga deklarimet e familjarve të viktimes ka rezultuar se viktima Mirosh Djaloshi ka qenë përdorues i pijeve alkolike. Më datë 17.03.2016, ai ka konsumuar alkol në banesën e tij dhe në lokale të fshatit. Është kthyer përsëri në banesën e tij dhe rreth ores 19.00 ka dalë nga banesa, duke u thënë pjesëtarëve të familjes që po dilte. Viktima nuk u ka treguar se ku do të shkonte dhe telefonin e kishte lënë në banesën e tij.

Rreth orës 05.30, bashkeshorja e tij, B. Djaloshi, pasi nuk e ka parë në banese ka zgjuar djalin e saj, Arbanin, duke i thënë që babai nuk kishte ardhur në shtëpi dhe të dilte për të parë se ku ishte. Pasi Arbani është çuar, ka dalë për të kërkuar dhe e ka parë të shtrirë në afërsi të portës babain e tij të gjakosur në kokë. Menjëherë ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, ku i ka treguar për babain.

Po kështu, nga deklarimet e familjarve ka rezultuar se viktima nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë shtetas, por ka qenë kosumator i pijeve alkoolike. Nga të dhënat e marra në rruge operative, dyshohet se viktima ka patur konflikte me pjesëtarët e familjes së tij dhe konkretisht me bashkëshorten e me djalin e madh, Arban Djaloshi, për shkak të pijes alkolike që ai konsumonte.

ma.me

Next Post
“Arena Kombëtare”/ Dy kate parkimi nëntokësor te kulla, ja pse u ndryshua projekti

"Arena Kombëtare"/ Dy kate parkimi nëntokësor te kulla, ja pse u ndryshua projekti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në 6 muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona

September 9, 2026
Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

September 9, 2026
Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Përplasjet në protestën para Kuvendit, lihen të lirë protestuesit e shoqëruar, vetëm një në pranga

September 9, 2026
107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

September 9, 2026
Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com