• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet e Rënda lënë në burg Xhikën dhe dy zyrtarë, ata ‘qepin gojën’ në gjyq

by Java News
08/02/2018 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ditën e djeshme, ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për masën e sigurisë “arrest me burg”, si për Xhikën, ashtu edhe për dy ish-drejtuesit e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Këta të tre akuzohen për “shpërdorim detyre” në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan, duke i shkaktuar një dëm prej 54 milionë dollarësh buxhetit të shtetit. Seanca e ditës së djeshme u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa burime nga “Panorama” thonë se tre të akuzuarit nuk kanë preferuar të japin asnjë shpjegim para gjyqtares. Hetimet kanë nisur javën që shkoi, ndërsa urdhërarrestet janë ekzekutuar në fundjavë.

Xhika, ndërkohë, është duke u hetuar edhe në Elbasan, për aksin Elbasan-Gjinar, së bashku me ish-kreun tjetër të ARRSH-së, Andi Toma, dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. Në dosjen e Krimeve të Rënda po verifikohet edhe roli i ish-ministrit Haxhinasto në këtë skandal. Ky i fundit la detyrën vetëm pesë ditë përpara se KLSHja të konstatonte abuzimet e para me ndërtimin e rrugës, por ka mohuar përfshirjen e tij, duke thënë se është i hapur, qoftë edhe për hetime.

ABUZIMI

Dëmi për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan llogaritet 54 milionë dollarë nga një auditit i Ministrisë së Energjetikës, përfunduar në dhjetor të vitit të shkuar. Auditi erdhi pas shirave të furishëm të dhjetorit, që shkaktuan shembje dhe bllokim në një pjesë të mirë të aksit.

Në vijim të konkluzioneve të këtij auditi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dërgoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të Dashamir Xhikës, si edhe dy punonjësve të tjerë. Procesi i auditit konstatoi efekte financiare me dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 USD. Përveç kësaj, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 dollarë me ndryshimin e kontratave. PANORAMA

Next Post
Shtypi gjerman akuzon: Dështim i paparë i BE në Kosovë e Bosnje

Shtypi gjerman akuzon: Dështim i paparë i BE në Kosovë e Bosnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

February 3, 2026
Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

February 3, 2026
Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

9 vite pa penën e Dritëro Agollit, poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare

February 3, 2026
Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

February 3, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

February 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Çfarë ndodh nëse PD ngujohet në shesh

February 3, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Ankimimi i qeverisë për Ballukun, sot Kushtetuesja mblidhet për të marrë vendim

February 3, 2026
Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

February 3, 2026
Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In