• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtypi gjerman akuzon: Dështim i paparë i BE në Kosovë e Bosnje

by Java News
08/02/2018 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezantimi i strategjisë së re të Komisionit Europian për Ballkanin ka ditë që ka drejtuar vëmendjen e shtypit gjerman drejt rajonit. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Ballkani Perëndimor merr miliarda nga BE”, nënvizon se strategjia e re për Ballkanin jep një plan të qartë kohor dhe do t’i kushtojë shumë shtrenjtë unionit. “Komisioni propozon rritjen e ndihmave të anëtarësimit dhe të përfarimit me BE deri në vitin 2020. E paqartë mbetet se për çfarë shumash bëhet fjalë. Deri më tani ishin planifikuar për Ballanin Perëndimor nga viri 2018-2020 1,7 miliardë euro. Në dokumentin strategjik bëhet fjalë se 1,07 miliardë janë në plan vetëm për vitin 2018, kështu që tani mbetet vetëm të rriten shumat e 600 milionë eurove të mbetura për vitin 2019 dhe 2020.”

FAZ sheh me sy kritik paratë që BE derdh në Ballkan. “Kaq shumë para derdhen në Ballkanin Perëndimor për forcimin e administratës, shtetit ligjor, ekonomisë së qëndrueshme dhe demokracisë e mirëqeverisjes. Por janë pikërisht këto fusha, ku Komisioni shikon deficitet më të mëdha, megjithë ndihmat miliardëshe prej vitesh.”

Ndërsa gazeta gjermane “TagesZeitung” i kushton vëmendje perspektivës më të qartë kohore të integrimit të Serbisë në BE. TAZ thekson se Brukseli dhe Berlini mendojnë se Serbia është një faktor stabiliteti në Ballkan, por e kundërta është e vërtetë.”Serbia dhe Mali i Zi do të mund të pranohen në vitin 2025. Po pse pikërisht vendet ku fjalën e kanë BE dhe institucionet ndërkombëtare janë të fundit në radhë? Në Kosovë dhe në Bosnje ka një administratë ndërkombëtare, polici ndërkombëtare, misione të shtetit ligjor, trupa ndërkombëtare. Pikërisht që këto shtete janë të fundit në radhë dhe kosovarët ende duhet të marrin vizë për në BE, është një dështim i paparë.”

Taz nënvizon se luftën kundër korrupsionit nuk e ka fituar njeri, dhe se të rinj të shkolluar largohen nga Ballkani për të ndërtuar një jetë të re në Gjermani, Austri, vendet skandinave dhe shtron pyetjen se “pse nderon kancelarja Merkel njeriun e fortë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që e ka kthyer Serbinë në një “demokraturë”, që refuzon përballjen me krimet e përgjakshme të viteve 90-të?” “Me sa duket ende ekziston përfytyrimi i gabuar, se Serbia është një faktor stabiliteti në Ballkan. Por nga koha e Millosheviqit në vitin 1991 duhej të dihej ndërkohë, se e kundërta është e vërtetë. Serbia nuk ka hequr dorë nga rifitimi i Kosovës, dhe ndarjen e Bosnje-Hercegovinës përgjatë linjës së frontit të vitit 1995…”

Ndërsa gazeta zvicerane, nën titullin “Sherifë të rinj për veriun e egër të Kosovës”, nënvizon se në pjesën serbishtfolëse të vendit, Beogradi i ka vënë nën kontroll politikanët dhe përdor për këtë partnerë të dyshimtë. “Presidenti Vuçiq është i vendosur për procesin e normalizimit dhe ta dorëzojë këtë rajon në sistemin kosovar. Por kjo nuk do të thotë fund të influencës serbe -përkundrazi. Përmes partisë së unitetit të kontrolluar nga Beogradi, ai i kontrollon të gjitha rajonet me serbë. Në vend që të mbeten të varur nga shteti serb, subvencionimi do të bëhet në bazë të së drejtës kosovare përmes asociacionit të komunave serbe, të cilin e financon Beogradi”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Leonsio Nika vrau prindërit me çifte në 2017, deklarohet me probleme mendore

Leonsio Nika vrau prindërit me çifte në 2017, deklarohet me probleme mendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bastisje, miliona dollarë dhe arrestime në Irak: Çfarë fshihet pas ofensivës?

Bastisje, miliona dollarë dhe arrestime në Irak: Çfarë fshihet pas ofensivës?

July 2, 2026
Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

July 2, 2026
Vala e re e të nxehtit pritet të godasë Spanjën dhe Francën, pas qershorit përvëlues që shkaktoi mbi 2 000 viktima

Vala e re e të nxehtit pritet të godasë Spanjën dhe Francën, pas qershorit përvëlues që shkaktoi mbi 2 000 viktima

July 2, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

July 2, 2026
U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

July 2, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

“Jashtëzakonisht zhgënjyese”, pse Haga shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK-së

July 2, 2026
Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

July 2, 2026
“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

July 2, 2026
Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

July 2, 2026
Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In