• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimet e pazbardhura, në vitin 2024 vijojnë pa autorë 6 vrasje kriminale

by A R
06/01/2025 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masakra me katër të vrarë në Dobraç të Shkodrës, e ndodhur dy muaj më parë vijon të jetë pa autor dhe e pazbradhur për Policinë e Shtetit. Ndonëse drejtues të lartë folën me bindje se shumë shpejt ngjarja ku u vra Hamza Lici, Arlind Bushati dhe kalimtarët e rastit, çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha do të zbardhet nga grupi hetimor, shkruan A2 CNN.

Por, si atentati në Shkodër që vijon të jetë pa autorë, në të gjithë vendin hetuesit kanë të pazbrdhura edhe 5 ngjarje të tjera po aq të rënda kriminale. Dosja e atentatit me tre të vrarë dhe një të plagosur në Memaliaj, vijon të qëndrojë se sirtarët e policisë, pa mundur të sigurojnë prova konkrete që mund ti çojë hetuesit në zbulimin e atentatorëve.

Përveç dyshimeve se krimi makabër ishte prapavijë e një sërë atentatesh ndër vite që kanë ndjekur fisin Kalemi. Pa autor dhe pa prova të siguruar nga policia, vijon të jetë ende ekzekutimi i Gëzim Sinomatit në Vlorë. Një vit pas kësaj ngjarjeje, hetuesit kanë vetëm dyshimet se i riu është vrarë për shkak të hakmarrjes që i ndjek ndër vite, por pa mundur të zbulohet apo të arrestohet ndonjë prej autorëve të dyshuar.

E tillë është edhe vrasja e djalit të ish gjyqtarit Fran Prendi, Klaudio Prendi, i cili u qëllua për vdekje rreth dy muaj më parë në Tiranë. Në total gjatë vitit 2024 u shënuan 42 krime në të gjithë vendin, 7 më shumë se në vitin 2023. Prej tyre, 11 ishin krime në familje. Nga 42 krimet janë zbardhur 36 prej tyre dhe 6 të tjera vijojnë të hetohen nga policia dhe prokuroria, të gjitha atentate të tipit mafioz.

Next Post
“S’ka vend për panik nga virusi kinez”, shefja e ISHP: Është si gripi i zakonshëm

"S'ka vend për panik nga virusi kinez", shefja e ISHP: Është si gripi i zakonshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com