• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ka vend për panik nga virusi kinez”, shefja e ISHP: Është si gripi i zakonshëm

by A R
06/01/2025 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vend bashkëqarkullojnë një grup virusesh respiratore, që janë tipike të stinës së dimrit.

Mjekët theksojnë se nuk kemi të bëjmë me një situatë të papritur dhe se virusi aktual, HMPV, që prek rrugët e frymëmarrjes, ka qarkulluar edhe më herët.

Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tregon për mostrat e analizuara deri më tani.

“Për sa i përket virusit të ri, metapneumovirusit human (HMPV), sigurisht që nuk është një virus i ri. Është konfirmuar edhe më herët në Shqipëri. Karakteristikë e këtij virusi është që jep bronkiolite te fëmijët dhe te mosha e tretë. Në ISHP nuk kemi asnjë rast të dyshuar aktualisht me metapneumovirusin human,” tregon Dr. Tomini.

Tomini thotë se nuk ekziston një vaksinë për këtë lloj virusi, ndërsa jep rekomandimin se kur duhet të shkojmë tek mjeku.

“Mbas 3–4 ditësh, nëse i mbivendosen klinikës me shenja fillestare edhe shenja të tjera më të rënda duhet patjetër kontakti me mjekun e familjes dhe duhet pasur kujdes në trajtim, sepse çdo virozë, sado e lehtë në dukje, nëse komplikohet, sjell humbje jete,” shpjegon znj. Tomini.

Ky është sezoni i dytë dimëror që Kina është e hapur, ndaj për specialistët e fushës kjo gjë sqaron gjithë situatën e përhapjes atje.

“Situata epidemiologjike, klinike e sistemit shëndetësor në Kinë është një përballje me një komunitet shumë herë më të madh. Bashkëqarkullimi në këto momente i gripit, kovidit dhe metapneumovirusit human në Kinës sigurisht që sjell një përballje trefishe me sistemin shëndetësor,” thotë drejtoresha e ISHP-së.

Sipas rasteve të shfaqura kohë më parë, gjasat janë që ky virus të zgjasë edhe për disa javë të tjera dhe pavarësisht këshillave, duhet të ketë një kujdes të shtuar për sa i takon kushteve higjieno-sanitare.

Next Post
U ndërpre se mbaroi orari zyrtar, GJKKO shtyn për në 20 janar seancën paraprake të “Partizanit”

U ndërpre se mbaroi orari zyrtar, GJKKO shtyn për në 20 janar seancën paraprake të "Partizanit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Beqiri sulmon Berishën: Nuk e do marrëveshjen e mbrojtjes me SHBA, shkatërroi ushtrinë shqiptare

July 29, 2026
Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com