Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës e ka dënuar Oliver Ivanoviçin me 9 vjet burg për pikën e parë të aktakuzës.
Ivanoviç akuzohet për krime lufte në Kosovë ndaj popullatës civile, gjatëv viteve 1999-2000. Ivanoviç ka qenë në paraburgim që nga janari i vitit 2014.
Sipas dëshmive, mes datës 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, Oliver Ivanoviç u ka prirë grupeve të serbëve, të cilët vranë 10 shqiptarë, plagosën 25, keqtrajtuar 93 dhe dëbuan nga shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës 11.364 shqiptarë.









