• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krim që duhet të ndëshkohet ashpër”/ Balla për publikimin e të dhënave personale: Përpjekje për të destabilizuar…!

by Java News
28/12/2021 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme nga qyteti i Fierit për skandalin me publikimin e të dhënave personale, duke u shprehur se kjo ishte përpjekje për të destabilizuar marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

Nga Fieri Balla deklaroi se prej disa muajsh po punohet nga ekspertë të fushës për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë që të përafrohet më tej me standardet e BE-së.

Ashtu si dhe Kryeministri Edi Rama, Taulant Balla i kërkoi ndjesë atyre që janë prekur nga ky ligj, kryesisht bizneset sipas Ballës.

Balla: Ishim bashkë me kryetarin e Bashkisë, z.Subashi, në një nga qendrat e kujdesit ndaj personave të vetmuar në azilin e Fierit, ku akomodohen çdo ditë të vitit 48 të moshuar, pasi familjarët nuk kanë mundësi të kujdesen për ta. Angazhimi ynë është që të mos lëmë askënd vetëm.

Kemi festuar bashkë me ta festën e ndërrimit të viteve. Për ta familja e tyre është bashkia e Fierit, ne që jemi përfaqësues të kësaj zone. Bashkia e Fierit është model sa i takon kujdesit ndaj atyre në nevojë. Nuk dua të humb shumë minuta të vlefshme të kohës tuaj televizive, por dua të them që është krim që duhet ndëshkur ashpër. Kam thënë dje dhe dua të nënvizoj, është punuar nga ekspertë të fushës për disa muaj, për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet për këdo që tenton të shpërdorojë qoftë dhe duke i publikuar apo duke vënë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. I kanë shërbyer në mënyrën më të keqe një konflikti mes punëdhënësit-punëmarrësit. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së është domosdoshmëri dhe besoj se sapo kuvendi të fillojë punën, dhe të jetë marrë opinioni i qeverisë dhe i KE-së, sepse çështja e të dhënave personale është pjesë përbërëse e atyre kapitujve për anëtarësim.

Biem të gjithë dakord që ishte përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës. Ashtu siç bëri kryeministri, edhe unë dua t’i shprehja ndjesën kujtdo që publikimi i këtyre të dhënave i ka krijuar problematika, kryesisht bizneseve. Këto janë ngjarje që ndodhin në shumë vende. Kanë ndodhur në SHBA para disa kohësh me të dhëna edhe më konfidenciale./m.j

Next Post
Albin Kurti e nis detyrën nga Shqipëria, sot në Tiranë për herë të parë si kryeministër

Kriza e energjisë, deputeti i PDK thumbon: Më shumë po interesohet Rama për krizën energjetike në Kosovë sesa Kurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com