• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krim nga xhelozia/ Rrëfimi i ri i Taulant Malajt: Tefta kishte një vit që më tradhtonte, e vrava se u pushtova nga djalli. Vajza hyri në mes në kohën e gabuar

by Java News
11/05/2023 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Më erdhi djalli në kokë, kur pashë Masimon ulur në pragun e hyrjes sime”

Kështu ka deklaruar në dëshminë e dytë për autoritet italiane 45-vjeçari nga Selenica e Vlorës, Taulant Malaj, autor i krimit makabër, ku vrau me thikë vajzën e tij, Xhesikën 16 vjeçe, plagosi gruan e tij, Teftën dhe vrau edhe shtetasin italian Massimo Desanties me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.

Taulant Malaj pretendon që e gjeti italianin tek dera, kohën kur kuptoi që bashkëshortja e tij po shkruante SMS në cel. Fillimisht e pyeti, çfarë do t’i tek pragu im. Shqiptarin nuk e bindi përgjigja e viktimës, i cili u justifikua se kishte ngatërruar hyrjen, por nxitoi dhe mori thikën në kuzhinë, e sulmoi atë dhe e qëlloi 20 herë në trup dhe në kokë.

I gjakosur, siç e përshkruajnë mediat vendase, Taulant Malaj futet brenda me thikë në dorë, me qëllimin për të vrarë gruan në dhomën e gjumit. Thotë se nuk e kuptoi kur e bija, Xhesika i doli para në mbrojtje të nënës së saj, dhe e goditi edhe atë disa herë me thikë.

“As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar”- thotë ai.

Pasi mbaroi punë me Xhesikën, Taulanti nuk u ndal dhe donte të finalizonte misionin e tij për të vrarë grua. Të dy bashkë u kacafytën nga dhoma tek kuzhina, ku ndodhej edhe djali 5 vjeç. Kur pa Teftën të shtrirë dhe të mbuluar me gjak, mendoi se  vrau plotësisht.

Taulanti doli jashtë, dhe u kthye brenda duke filmuar masakrën. Në këtë moment kërkon të birin, të cilin avokatët mohojnë që kishte për qellim për ta vrarë. Në 01.52 e 7 majit, telefonata në 118 u bë nga Tefta Malaj. Në videot e filmuara nga autori Tefta shfaqet duke i thënë çfarë ke bërë, kurse ai ‘do tu vras të gjithëve duke e akuzuar për tradhti.

Taulant Malaj u tha hetuesve se kishte spiunuar me kamerat e shtëpisë takimet e gruas dhe fqinjit. Sipas tij nisi para një viti kur Tefta bëri një aksident rrugor me Massimon. Një ditë dëshmon Malaj, Massimo ma solli gruan tek furra duke thënë se ajo ishte e sëmurë, një ditë tjetër i bëri xhiro me Masserati, pastaj hanin dreka së bashku, e telefonoja dhe ajo nuk përgjigjej.

‘Një ditë tjetër gruaja ime dhe Xhesika shkuan në Termoli dhe makina e tyre u fik se kishte mbaruar bateria dhe ato thirrën për ndihmë Massimon dhe jo mua’, thotë Malaj. Të gjitha këto sipas tij, ngritën dyshimin për tradhti, por ende hetuesit dhe avokatët e Malaj nuk kanë vërtetuar zyrtarisht këtë lidhje që dyshohet se u bë shkak për tragjedinë.

Mbrëmjen e së mërkurës Tefta Malaj është takuar me djalin 5 vjeçar për herë të parë pas ngjarjes. Ndërsa pak ditë më parë Tefta Malaj foli për mediat shqiptare duke thënë se babai kishte ngacmuar seksualisht vajzën 15 vjeçare dhe prej dy vjetësh Xhesika nuk i fliste babait të saj. Xhelozia që ajo dilte argëtohej me miqtë e saj ishin shkaku që e vrau tha Tefta Malaj.

‘Nga shtrati, të dy vrapuan në kuzhinë ku unë vazhdova të godas. Pas gjysmë ore dola nga shtëpia, pikërisht në hyrje të godinës dhe kuptova se çfarë kisha bërë. Menjëherë më pas do të kthehesha në realizimin e videos”.- tha ai.

Hetuesit italianë kanë rishkuar të gjithë kronologjinë e krimit të dyfishtë të kryer nga shqiptari Taulant Malaj dhe e kanë lënë atë në arrest me burg.
Në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes është 24 orëshi mes 6 dhe 7 majit në godinën nr 32 në rrugën Palmiro Togliatti në Torremaggiore.

Bazuar në dëshminë e Taulant Malajt, të premten e 5 majit ishte grindur me gruan për fqinjin pasi e kishte parë të dilte me të. Të shtunën pasdite ka rrëfyer Malaj unë isha duke pirë kafe me miqtë kur telefonova gruan time dhe mësova se ajo ishte në një festë me fëmijët, por unë mendova se me Massimon. Mbrëmjen e të shtunës shkuam për të fjetur pasi kishim ngrënë darkë dhe një moment u ngrita pashë që ajo po bisedonte me fqinjin.

Foggia Today ka zbardhur dëshminë e plotë të Taulant Malaj ku në vijim thotë se: “U ngrita, dola në shkallët sepse e dija se Massimo ishte gati të mbërrinte dhe në fakt ai u ndal në dyshemenë time në ashensor. E pyeta se çfarë po bënte me dyshemenë time dhe ai tha se ishte drejtuar në shtëpinë e gabuar, aty jemi grindur dhe i përsërita që nuk duhet të ketë lidhje me gruan time. Më erdhi djalli në kokë thotë shqiptari, dhe shkova të marr thikën duke e kapur italianin nëpër shkallë drejt shtëpisë së tij ku e goditi 20 herë.

Më pas u ngjita në shtëpi, hyra në dhomën e gjumit ku ishte gruaja, e godita dhe ndërkohë hyri Xhesika duke dashur të mbronte nënën e saj. unë godita edhe Xhesikën dhe e vrava.. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar. Nga shtrati, të dy vrapuan në kuzhinë ku unë vazhdova të godas. Pas gjysmë ore dola nga shtëpia, pikërisht në hyrje të godinës dhe kuptova se çfarë kisha bërë. Menjëherë më pas do të kthehesha në realizimin e videos”.

Në 05.52 mbërrin telefonata në 118 nga Tefta Malaj, e cila me zë të dobët i pohon policisë se i shoqi i kishte goditur me thikë duke veçuar edhe vajza ime. Në videot e filmuara nga autori Tefta shfaqet duke i thënë çfarë ke bërë, ndërsa i shoqi thotë do tu vras të gjithëve duke e akuzuar për tradhti dhe thërret ku është djali.

Përveç videos së bërë nga autori pas krimit, hetuesit kanë administruar edhe tre video të tjera të krimit nga kamerat që ishin brenda apartamentit të shqiptarëve. Policia ka marrë dëshmitë vëllai dhe kunata e autorit, tre vëllezërit e Tefta Malaj, dy kolegë bukëpjekës me shqiptarin dhe tre fqinjë të tyre.

Taulant Malaj u tha hetuesve se kishte spiunuar me kamerat e shtëpisë takimet e gruas dhe fqinjit.

“Të dy kishin filluar të flisnin prej një viti kur Tefta kishte bërë një aksident rrugor me Massimon. Një ditë dëshmon Malaj, Massimo ma solli gruan tek furra duke thënë se ajo ishte e sëmurë, një ditë tjetër i bëri xhiro me Masserati, pastaj hanin dreka së bashku, e telefonoja dhe ajo nuk përgjigjej.

Një ditë tjerë gruaja ime dhe Xhesika shkuan në Termoli dhe makina e tyre u fik se kishte mbaruar bateria dhe ato kishin thërritur për ndihmë Massimon dhe jo mua”, thotë Malaj.

Të gjitha këto prentendime që shqiptari ngritën dyshimin e tij për tradhti, por ende hetuesit dhe avokatët e Malaj nuk kanë vërtetuar këtë lidhje intime ndërsa vijon hetimet për këtë tragjedi. Mbrëmjen e së mërkurës Tefta Malaj është takuar me djalin 5 vjeçar për herë të parë pas ngjarjes.

Ndërsa pak ditë më parë Tefta Malaj foli për mediat shqiptare duke thënë se babai kishte ngacmuar seksualisht vajzën 15 vjeçare dhe prej dy vjetësh Xhesika nuk i fliste babait të saj. Xhelozia që ajo dilte argëtohej me miqtë e saj ishin shkaku që e vrau tha Tefta Malaj./m.j

Next Post
Në hetim nga SPAK pas dëshmisë së Dumanit, Prokuroria holandeze kërkon dënim me 30 muaj për Eljo Bitrin

Bashkëpunëtori i Dumanit/ Shqipëria e kërkon Eljo Bitrin për vrasje e tritol, Holanda i jep 30 muaj burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In