• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Krijuesi i WWW: Kompanitë e mëdha me pushtet shumë të madh

by A R
13/03/2018 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

World Wide Web festoi më 12 mars ditëlindjen e tij të 29 dhe thmemeluesi britanik,  Tim Berners-Lee zgjodhi  pikërisht këtë ditë për të dhënë alarmin se disa kompani të mëdha të teknologjisë kanë shumë pushtet dhe se duhen imponuar rregullime dhe kufizime ndaj tyre.

Në një letër të hapur të Fondacionit të Fondacionit World Wide Web dhe të nënshkruar nga vetë ai, por edhe në një intervistë për Financial Times, Berners-Lee,  paralajmëron se kompani të tilla si Google, Facebook dhe Twitter janë bërë me pozita shumë dominuese në treg, promovojnë dezinformacioin dhe reklamat manipuluese politike si dhe shfrytëzojnë të dhënat personale të përdoruesve.

Ai thotë se, ka nevojë urgjente për një kuadër të ri ligjor dhe rregullator që do të kufizonte fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë, të cilat janë bërë të pakontrollueshme, pa u dhënë llogari përdoruesve. Ndër të tjera, propozon që  kompanitë e mediave sociale t’u japin përdoruesve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre.

“Është koha për një reagim nga ana e njerëzve në Europë. Sigurisht që ne mund të imagjinojmë një botë më të mirë … ku të kemi mundësi zgjedhjeje për motorët e kërkimit dhe rrjetet sociale. Në një botë më të mirë dikush duhet të ketë një kontroll të plotë mbi informacionin që i serviret”-shprehet Lee, cituar nga ResPublica.

Google zotëron tani mbi 87%  në kërkimet në internet në mbarë botën, ndërkohë që Facebook ka tejkaluar 2.2 miliardë përdorues në muaj. Së bashku të dy kompanitë (duke përfshirë filialet e tyre Instagram dhe YouTube) thithin më shumë se 60% të shpenzimeve globale për reklamat dixhitale.

“Web-et në të cilat hyje vite më parë, nuk gjenden nga përdoruesit e rinj sot. Ajo që dikur ishte një gamë e gjerë e blogjesh dhe faqesh e internetit, është kufizuar në disa platforma, që kontrollojnë cilat ide dhe mendime duhet të ndash”– thotë ai në letrën e hapur.

Ai thekson se disa nga  gjigandët e teknologjike rriten vazhdimisht nëpërmjet blerjeve të kompanive më të vogla konkurruese, ndërsa thithin talentet e reja, duke vendosur hegjemoninë edhe mbi risitë në këtë fushë. “Unë dua që  interneti të reflektojë shpresat tona në vend se të thellojë frikën dhe ndarjet midis nesh”.

Në vitin (2018), për herë të parë më shumë se gjysma e banorëve të Tokës janë me akses në internet, çka sipas vërteton ekzistencën e një ndarje dixhitale. Tim Berners-Lee u bën thirrje qeverive, kompanive dhe aktorëve të tjerë për të përmirësuar qasjen në internet nëpërmjet rrjeteve të komuniteteve dhe sigurimin e qasjes (Wi-Fi) në vende publike./a.m.

Next Post
City s’ka të ndalur në Premier, fiton lehtësisht me ekipin eShaqirit

City s’ka të ndalur në Premier, fiton lehtësisht me ekipin eShaqirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëra mediatikë me petka politike

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

October 23, 2026
“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

October 23, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo anulon udhëtimin në qytetin italian, Asizi! Shkak rikuperimi nga operacioni

October 23, 2026
Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

October 23, 2026
Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

October 23, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE-ja mirëpret kthimin në Kuvend in e Kosovës të Ligjit për Specialen, pret të konsultohet për të

October 23, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Turizmi ul ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë!

October 23, 2026
SHBA gjobit “Air France” dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

SHBA gjobit “Air France” dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

October 23, 2026
Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

October 23, 2026
Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In