• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krijoi parti klienteliste dhe klanore”, Genc Ruli sulmon Metën: Nuk mund të jetë kurrë lideri i një partie të madhe

by A R
27/01/2021 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vjen puna tek Ilir Meta, Genc Ruli vlerëson se ai nuk do të jetë kurrë lider i një partie të madhe, një gjë të cilën sipas tij, e ka kuptuar edhe vetë Meta.

Pikërisht prej kësaj, Ruli thotë se Meta arriti që me intutitë politike, të gjente vendin e tij duke krijuar një parti votëthithëse. Deklaratat e tij erdhën në emisionin ‘Opinion’.

Po Ilir Meta?

Ilir Meta ka luajtur në të tjera përmasa.

E keni njohur edhe atë, e keni pasur student?

Ilirin nuk e kam pasur student, nuk jepja tek Ekonomia Politike, ndoshta i kam zëvendësuar disa herë, pak njohje kam pasur. E kam njohur prapa, gjatë Lëvizjes Studentore dhe për më tepër këta ishin tek FRESH-i. Këtë dhe Pandin, si të thuash, tek pjesa socialiste rrija më mirë me këta të rinjtë, ndihesha më komod me ta, etj. Ilir Meta, në fakt, ose ngaqë nuk i është dhënë mundësia, ose ngaqë e ka kuptuar, që asnjëherë nuk do të ketë një nga partitë e mëdha dhe nuk mund të jetë lideri i një partie të madhe.

Përse nuk mund të jetë?

Ndoshta nuk iu është dhënë rasti deri më sot, ose ndoshta nuk do të arrijë dot kurrë të jetë. Unë nuk di ta shpjegoj këtë, por di që nuk ka për të qenë, i një partie të madhe. Për këtë arsye, prapë tregoi një intuitë politike që të gjente vendin e tij, në këtë fushë shahu që dominohej nga këta dy kuaj të mëdhenj. Dhe mendoj krijoi një organizëm politik, i bazuar më së tepërmi tek thirrjet klienteliste dhe klaniste, ku njerëzve u premtonte jo formula të përgjithshme që i premtohen elektoratit, por formula personale të plotësimit të dëshirave. Ama krijoi një makinë votëthithëse, ndoshta nga më efiçentet në momente të caktuara kohe. Këtë pushtet të krijuar nga një parti e vogël në raport me të mëdhatë, në një kohë që të mëdhatë djerreshin me elektoratin e tyre, ose lodheshin në luftën e tyre, e ka shfrytëzuar me art për të marrë një pushtet mbi proporcional, jo proporcional me partinë që ka.

/a.r

Next Post
Orges Shehi, trajneri i ri i Tiranës / Zëvendëson Nevil Deden e larguar

Orges Shehi, trajneri i ri i Tiranës / Zëvendëson Nevil Deden e larguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

February 5, 2026
Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

February 5, 2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In