• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijohet lazeri super i fuqishëm për të ndriçuar sekretet e materies

by A R
30/08/2017 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lazeri më i madh në botë me rreze X (European XFEL) do të inaugurohet të premten në Gjermani duke i mundësuar shkencëtarëve të analizojnë në thellësi sekretet e materies duke shpresuar në përparime të konsiderueshme kryesisht në biologji dhe mjekësi.

Kjo pajisje shumë e sofistikuar, e mbështetur nga 11 vende, kryesisht nga Gjermani dhe Rusia, por edhe Franca dhe Zvicra, shtrihet në 3,4 kilometra në periferi të Hamburgut.

“Ky është burimi më i madh dhe më i fuqishëm me rreze X të fabrikuara nga njeriu në botë”, deklaroi Olivier Napoly i CEA (Komisariati i Energjisë Atomike) franceze, që ka marrë pjesë në ndërtimin e kësaj pajisjeje.

Lazeri Evropian me Elektrone të Lira dhe Rreze X (X-Ray Free Electron Laser) përbëhet nga shumë tunele nëntokësore nga të cilët një prej tyre, që arrin deri në 38 metra nën tokë, ka një përshpejtues të gjatë me elektrone.

Ky lazer X mund të prodhojë deri në 27 000 blice me rreze X në sekondë. Një sasi me të vërtetë gjigante nëse krahasohet me 120 blice në sekondë që krijon një lazer i të njëjtit lloji në SHBA apo 60 blice që prodhohen nga një tjetër në Japoni.

“Lazeri evropian me lektrone të lira dhe rreze X do të ketë ndriçimin mesatar më të lartë në botë”, deklaroi Robert Feidenhans, presidenti i këshillit të administrimit të “European XFEL”.

Shkëlqimi mat numrin e fotoneve (grimca të dritës) të gjeneruara në një madhësi të caktuar vale.

“Në maksimumin e tij, shkëlqimi i lazerit European XFEL do të jetë një miliard herë më i lartë se ai i burimeve më të mira të rrezeve X aktuale”, garantoi konceptuesi i tij.

Kjo pajisje është si një kamera dhe një mikroskop dhe do të mundësojë që të vërehen detajet më të vogla dhe procese asnjëherë të vazhguara ndonjëherë në botën nanometrike”, shtoi Robert Feidenhans.

“Aplikimet do të jenë të shumta, nga mjekësia tek biologjia, duke kaluar nga kimia dhe shkenca e materialeve”, tha ai.

Falë shkëlqimit të tij të jashtëzakonshëm, shkencëtarët do të mund të vëzhgojnë viruset në nivel atomi, të deshifrojnë përbërjen molekulare të qelizave, të marrin imazhe në tre dimensione të botës nanometrike dhe të studiojnë procese të ngjashme me ato që ndodhin në brendësi të planeteve”, theksoi përgjegjësi i lazerit./ b.d

Next Post
Media italiane: Si po na mashtrojnë emigrantët e mitur nga Shqipëria

Media italiane: Si po na mashtrojnë emigrantët e mitur nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In