• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

by E B
11/03/2026 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate të gjata kanë shoqëruar mbledhjen e radhës të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës u fokusuan te mënyra se si duhet të zhvillohen dëgjesat me aktorët e përfshirë në këtë proces.

Axhenda e takimeve e propozuar nga mazhorancam, që parashikon zhvillimin e dëgjesave në terren me të zgjedhur vendorë, këshilltarë bashkiakë dhe specialistë të administratës lokale, u kundërshtua nga anëtarët e opozitës. Sipas tyre, dëgjesat duhet të zhvillohen në ambientet e Kuvendit dhe jo nëpër qarqe.

Pas një ndërprerje të kërkuar nga opozita, bashkëkryetari Luçiano Boçi dhe anëtarë e opozitës, unanim argumentuan se dëgjesat e shpërndara në disa takime nuk janë zgjidhja më e mirë për diskutimin e një reforme kaq të rëndësishme. Sipas tij, do të ishte më e dobishme që diskutimet të zhvilloheshin në Kuvend, në një debat të zgjeruar ku të përfshiheshin të gjithë deputetët.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës këmbëngulën se procesi duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të dëgjojë drejtpërdrejt njerëzit që punojnë në nivel vendor.

Arbjan Mazniku, theksoi se qëllimi i dëgjesave në terren është pikërisht rritja e numrit të personave që japin mendim për reformën. Ai argumentoi se komisioni duhet të dëgjojë jo vetëm kryetarët e bashkive, por edhe profesionistët që punojnë çdo ditë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas tij, është e domosdoshme që komisioni të dëgjojë specialistë të fushave të ndryshme, si strehimi, pastrimi apo shërbimet sociale, pasi janë pikërisht ata që kanë një pasqyrë të qartë të problemeve që hasen në praktikë.

Unë kërkoj që të dëgjojmë më shumë njerëz, jo më pak. Ky është takimi i tretë sipas dokumentit që kemi prezantuar dhe nuk mund t’i trajtojmë të gjitha çështjet me të njëjtën vëmendje nëse nuk zgjerojmë rrethin e dëgjimeve. Është shumë e rëndësishme që ky komision të dëgjojë edhe njerëzit që punojnë çdo ditë me strehimin, pastrimin apo shërbimet sociale. Përveç kryetarëve të bashkive, duhet patjetër të dëgjojmë edhe opinionin e atyre që merren drejtpërdrejt me ofrimin e shërbimeve për qytetarët_

Mazhoranca propozoi gjithashtu një formulë të ndërmjetme, ku përveç dëgjesave në terren, të organizohen edhe dëgjesa publike në nivel qarku me pjesëmarrjen e qytetarëve, këshilltarëve bashkiakë dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale.

Mazhoranca u tregua e hapur që në respekt të kërkesës së opozitës mund të zhvillohen edhe dëgjesa në Kuvend, por paralelisht komisioni do të vijojë edhe me takimet në territor.
Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, u ra dakord që dy bashkëkryetarët të mblidhen ditën e nesërme për të miratuar një axhende mujore të qartë për dëgjesat, në mënyrë që të gjithë aktorët e interesuar të kenë kohë të përgatiten dhe të marrin pjesë në procesin e konsultimit për Reformën Territoriale.

Next Post
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe... ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

Comments 1

  1. tini says:
    7 months ago

    Degjesa e reformes teritoruale rek qytetaret eshte tranparence oer sovranin dhe jo per kuvendin.Populli ka mencuri e te madhe se disa ne kuvend

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com