Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpallur krijimin e Komandës Kibernetike dhe Ndërlidhjes si një moment historik për mbrojtjen e Shqipërisë në epokën dixhitale, gjatë një ceremonie solemne ku morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit dhe aleatëve ndërkombëtarë.

Në fjalën e tij, Vengu theksoi se siguria kibernetike është një komponent strategjik në mbrojtjen kombëtare, duke risjellë në kujtesë sulmet kibernetike të vitit 2022 që goditën institucionet shqiptare.

“Në një botë dixhitale, mbrojtja e hapësirës kibernetike është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e integritetit territorial të vendit,” – u shpreh ministri, duke e cilësuar komandën si një strukturë që i përgjigjet me vendosmëri sfidave të reja të sigurisë.

Në krye të kësaj komande është caktuar gjeneral Hamdi Doda, një figurë me eksperiencë të gjatë në Forcat e Armatosura.

Ministri bëri të ditur se themelimi i kësaj komande është rezultat i një procesi pesëvjeçar, i mbështetur fort nga aleatët strategjikë të Shqipërisë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Komanda e re vjen me një qasje bashkëkohore dhe dinamike, por edhe me një trashëgimi të vlefshme, pasi elementët e parë ndërlidhës në Forcat e Armatosura janë themeluar që në vitin 1931,” -deklaroi Vengu.

Sipas tij, kjo iniciativë forcon pozicionin e Shqipërisë në arkitekturën rajonale të sigurisë, veçanërisht në kuadër të aleancës së NATO-s dhe përballë sfidave që sjell zhvillimi teknologjik.

Me krijimin e kësaj komande, Ministria e Mbrojtjes shënon një kapërcim cilësor në përballimin e rreziqeve kibernetike, duke vendosur themelet për një mbrojtje më të sigurt dhe më efikase në dekadat që vijnë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com