• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Krijohet Dhoma Kombëtare e Zejtarisë

by A R
25/05/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese zhvilloi sot një seancë dëgjimore me grupet e interesit lidhur me projektligjin “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë” .

Perfaqesues te ketij sektori paraqiten pretendimet e tyre në Komisionin e Kuvendit, ku nder te tjera u ndalen ne piken e debatuar mbi anëtarësimit e tyre ose jo në dhomat e tregtisë.

Projektligji vjen si një risi në këtë fushë. Deri më sot nuk ka pasur një ligj që të rregullonte veprimtarinë zejtare, kualifikimin dhe aftësimin profesional në zejtari dhe organizimin e zejtarëve e ngritjen e Dhomës Kombëtare të Zejtarëve, thuhet në relacionin e qeverisë. Vendet e rajonit ku ne bëjmë pjesë, si Kroacia, Kosova, Bosnjë – Herzegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, e kanë rregulluar zejtarinë dhe ushtrimin e organizimin e zejeve me ligj të posaçëm, duke bërë që të jemi i vetmi vend ku nuk ka një rregullim të tillë.
Ligji gjithashtu synon të forcojë partneritetin publik- privat, të kompanive e të institucioneve publike të formimit profesional dhe arsimit profesional për të siguruar lidhjen kualifikim të orientuar nga tregu i punës. Projekligji gjithashtu bën të mundur certifikimin e eksperiencave të mëparshme profesionale të fituara jashtë apo brenda vendit nëpërmjet një sistemi joformal arsimi.

Me këtë ligj krijohet Dhoma Kombëtare e Zejtarisë që është një organizatë e zejtarëve të Republikës së Shqipërisë. Ajo do të mbështetë dhe do të përfaqësojë interesat e përbashkët të anëtarëve të saj si dhe do të ndikojë në krijimin dhe forcimin e imazhit të ndërmarrjeve të zejtarisë.

Projektligji përcakton financimin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë e cila do të jetë me financim nga: kuotat e anëtarësisë, shërbimet që ofron vetë Dhoma, çdo financim tjetër i ligjshëm (donatorët), si dhe nga buxheti i shtetit. Për të lehtësuar zbatimin e këtij ligji nga subjektet zejtare dhe në kushtet e një mungese të një tradite të mëparshme të një Dhome Kombëtare Zejtarie është menduar që në dy vitet e para të krijimit të saj kjo Dhomë të mbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit. (javanews.al /r.a)

Next Post

Vrasësit e Elton Çiçës, Jani Aliaj e Renato Milloshi janë fshehur në Tepelenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In