• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijohen tre lagje te reja në Tiranë, më shumë shërbime dhe investime për banorët

by Java News
29/03/2018 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e lagjeve periferike të Tiranës urbane, kryesisht në zonën e Freskut, Tiranës së re në Kashar dhe në zonën e Selitës në Farkë i duhet sot të humbasin një ditë të tërë pune apo të udhëtojnë gjatë për të marrë një shërbim në zyrat e njësive Administrative. Ndërkohë që për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në to dhe refuzimit të banorëve të rinj për tu regjistruar në njësitë që i përkasin pjesës jo urbane, këto zona vuajnë edhe nga një shpërndarje jo e drejtë e fondeve dhe investimeve.

 Ndaj nisur nga kjo situatë problematike dhe shqetësimi i vazhdueshëm i qytetarëve të përcjella edhe në dëgjesat publike të zhvilluara gjatë muajit nëntor nga Bashkia Tiranë pranë çdo Njësie Administrative, si dhe nga peticionet e disa banorëve të zonave të lartpërmendura, Këshillit Bashkiak miratoi vendimin për krijimin e tre lagjeve të reja në kryeqytet si pjesë e zonës urbane, të cilat do të emërtohen “Lagjja nr. 12”, “Lagjja nr. 13” dhe “Lagjja nr. 14”.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak theksoi se ky është një nga propozimet më të rëndësishme të kësaj mbledhje pasi bën një riorganizim të hartës administrative të Tiranës dhe i jep zgjidhje një sërë problematikash që kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për banorët.

 “Vendimi që marrim sot, do të lerë gjurmë në mënyrën se si shërbejmë në këtë qytet. Qyteti ju e dini fare mirë, ka 11 njësi administrative urbane dhe 13 rurale. Ne propozojmë sot krijimin e tre lagjeve të reja dhe për efekt numeracioni, ngaqë kemi qenë deri në numrin 11, bëhet fjalë për lagjen nr. 12, 13, 14. Bëhet fjalë për zonën e Freskut që teorikisht është në njësinë Dajt, por ju e dini fare mirë, komuna është majë malit, Fresku është në kufi me Kinostudion. Bëhet fjalë për zonën e Selitës, por jo Selitës që është te njësia 5, por Selitës që është në zonën e Farkës, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik që në vijë ajrore e kanë disa kilometra larg komunën Farkë dhe jo më të shkojnë dhe të marrin shërbime të përditshme. Pra bëhet fjalë për atë pjesën e unazës jugore që administrativisht është në Farkë, por i kryen të gjitha shërbimet në Tiranë. Dhe bëhet fjalë për zonën që prapë në leksikun e Tiranës njihet si zona e Astirit ose si zona e Unazës së Re dhe e Kasharit. Komuna në Katundin e Ri në Kashar është disa kilometra larg, ndërkohë që shërbimet i marrin kryesisht ose te njësia 7 ose te njësia 6, janë më afër se komuna”, deklaroi Veliaj.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se krijimi i këtyre lagjeve të reja do të shërbejë për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara për banorët që jetojnë në këto zona të cilat gjatë këtyre viteve kanë njohur një zhvillim të madh.  “Ne të parët do të na ndihmojë që të fillojmë dhe të buxhetojmë më mirë. Ne kemi një deformim në buxhet se në letrat tona Astiri ose zona e Kasharit është me 12 mijë banorë se janë regjistruar në zona të tjerë ndërkohë ata jetojnë aty. Ne në mënyrë disproporcionale e nënfinacojmë atë zonë për të shtruar rrugë për të bërë lulishte, për shkolla për kopshte, për çerdhe sepse me rregullat e buxhetit, buxheti ndahet për frymë. Në momentin që ne na rezultojnë shumë pak banorë, pra automatikisht inkurajohen banorët të regjistrohen jo vetëm se e kanë detyrim ligjor por sepse tani do të marrin edhe shërbime, të regjistrohen ku janë realisht. Për efekt të buxhetimit dhe investimesh kthejmë në normalitet që edhe këto zona të shohin”, u shpreh Veliaj.

 Kryetari i Bashkisë sqaroi se nëse këto njësi në të ardhmen do të kenë potencialin të kthehen në njësi të administrative në të gjitha kompetencat, do të jetë Këshilli Bashkiak që do t’i çojë një propozim Parlamentit. Vendimi ka si qëllim kryesor krijimin e njësive më të vogla territoriale, që ofrojnë shërbime në mënyrë më eficiente e të përdorin më mirë burimet financiare dhe ti përgjigjen nevojës së përfaqësimit më pranë qytetarit.

a.ç

Next Post
Sherr mes vëllezërve për pronën, policia parandalon përdorimin e armëve

Sherr mes vëllezërve për pronën, policia parandalon përdorimin e armëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In