• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijimi i urës ndërkombëtare të shkëmbimeve kulturore

by Java News
05/07/2023 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë janë forca krijuese plot energji dhe përbëjnë bazën e shkëmbimeve të qytetërimeve botërore. Universiada  e 31-të Botërore, që do të çelet në fund të korrikut në Chengdu të Kinës, ofron një platformë të shkëmbimeve të të rinjve të botës.

Eugeniusz Puzan, zyrtar i delegacionit të Polonisë në këtë universiadë, shprehu dëshirën e tij: “Jemi rreth 300 veta, duke përfshirë sportistë, funksionarë dhe trajnerë. Ne, sigurisht, kërkojmë medalje, por gjithashtu duam edhe të jemi në kontakt me kulturën, me vendin, me njerëzit.”

Zv.ministri i Arsimit i Kinës Wang Jiayi tha:

“Ne do ta marrim universiadën si një mundësi dhe në uebsajtin  zyrtar të saj do të çelim rubrikën ‘Programi i gazetarëve të rinj’ . Kjo rubrikë do të ketë në fokus temat për të cilat janë të interesuar studentët. Aty studentët nga vende të ndryshme mund të zhvillojnë shkëmbime për të nxitur formimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të rinisë botërore.”

Historia e njerëzimit është historia e zhvillimit të qytetërimeve të ndryshme. Shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve të ndryshme kanë sjellë mundësi për përparimin e njerëzimit. Qysh nga lashtësia, Kina ka formuar gradualisht një koncept qytetërimi me diversitet, përfshirje e mësim të ndërsjellë, nëpërmjet shkëmbimeve miqësore me vende e qytetërime të ndryshme.

Eike Schmidt, drejtori i Gallerisë “Uffizi” në Itali, shprehet:

“Në Rilindje, në fakt, kanë ekzistuar kontaktet e para kulturore nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit ndërmjet Italisë dhe Kinës. Këtë admirim për Kinën ne e shohim tashmë në Rilindjen fiorentine. Kjo është një marrëdhënie që buroi para disa shekujve, dhe Italia, ashtu si Kina, është një vend që ka mijëra vjet histori dhe gjendet në një moment kur njerëzit shikojnë në mënyrë aktive traditën, për ta ruajtur atë për të ardhmen dhe për ta kombinuar me inovacionin.”

Zv.drejtori i Akademisë Kineze të Historisë Li Guoqiang u shpreh:

“Baza e shpirtit të kombit kinez është kërkimi i paqes dhe i harmonisë. Kjo është në gjenet tona. Botëkuptimi kinez përmban tiparin e ‘kulturës harmonike’. Ne mbajmë gjithmonë një qëndrim të hapur dhe përfshirës ndaj kulturave të huaja.”

Në mars të këtij viti, Kina propozoi për herë të parë Nismën e Qytetërimit Global, një nga përmbajtjet kryesore të së cilës është “forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar”, duke mbrojtur integrimin kulturor dhe lidhjet njerëzore ndërmjet vendeve të ndryshme. Qendra për Mësimin e Ndërsjellë ndërmjet Qytetërimeve Kinë-Greqi, e krijuar në shkurt të këtij viti, është një model për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes dy qytetërimeve.

Lidhur me këtë nismë, drejtori i Qendrës për Mësimin e Ndërsjellë ndërmjet Qytetërimeve Stelios Virvidakis theksoi:

“Imagjinoni që çdo qytetërim është si një pasqyrë e qytetërimit tjetër, dhe ne ndiejmë se jemi miq. E dini, Aristoteli thotë diku se një mik është një tjetër vetvete, kështu që miqtë kinezë janë një tjetër vetvete për ne.”

Vicentiu Gheorghe, kryetari i nderit i Shoqatës “ChinaRo”, vuri në dukje:

“Me shkëmbimet kulturore palët e ndryshme mund të njohin historinë, kulturën e fenë, mund të nxitin mirëkuptimin e të shmangin mosmarrëveshjet, si edhe mund të arrijnë mendime të përbashkëta. Vetëm nëpërmjet shkëmbimeve kulturore, njerëzit nga vende të ndryshme, në nivele të ndryshme zhvillimit, me histori,kulturë e fe të ndryshme mund të shtojnë besimin e ndërsjellë dhe të përpiqen të realizojnë qëllimin e përbashkët. ”

Marsela Musabelliu, drejtorja e Institutit Shqiptar të Globalizimit, vëren:

“Një perspektivë globale dhe një perspektivë ndërkulturore mund të rrisin tolerancën dhe mirëkuptimin. Përfundimisht ne do të kuptojmë se, pavarësisht se ku jemi apo nga vijmë, të gjithë jemi njësoj dhe, sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më shpejt njerëzimi do të bashkohet.”

Kassym-Jomart Tokayev, presidenti i Kazakistanit, tha:

“Besohet fuqimisht se shkëmbimet dhe lidhjet njerëzore janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Si krerë të shteteve tona, ne duhet të bëjmë gjithçka për të nxitur këto lloj shkëmbimesh, për të bashkuar popujt tanë, sepse kemi fate të përbashkëta historike.”

Next Post
“Jam ndjerë si në shtëpi”/ Ambasadori gjerman përfundon mandatin dhe largohet nga Shqipëria: Institucionet e reja të drejtësisë…!

"Jam ndjerë si në shtëpi"/ Ambasadori gjerman përfundon mandatin dhe largohet nga Shqipëria: Institucionet e reja të drejtësisë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja në aksident e nënës dhe djalit, zi në familjen shqiptare në Greqi! Çfarë zbuluan ekspertët nga dinamika e përplasjes fatale: Tre faktorët… (VIDEO)

Vdekja në aksident e nënës dhe djalit, zi në familjen shqiptare në Greqi! Çfarë zbuluan ekspertët nga dinamika e përplasjes fatale: Tre faktorët… (VIDEO)

August 8, 2026
Shqipëria dhe bregdeti mbeten të preferuara të trevave e diasporës edhe gjatë muajit gusht, fluks i lartë mjetesh në Morinë! Po punohet…

Shqipëria dhe bregdeti mbeten të preferuara të trevave e diasporës edhe gjatë muajit gusht, fluks i lartë mjetesh në Morinë! Po punohet…

August 8, 2026
Moti për sot me kthjellime, ja sa do shënojë termometri

GRAFIKU/ I nxehti përvëlues, sot tregoni kujdes me daljet! Do jetë dita më e nxehtë, temperaturat mbi 40 gradë Celcius! Tirana…

August 8, 2026
Defekti në sistemin e kondicionimit shkrumbon në Lushnjë furgonin që transportonte zogj fushe nga Maqedonia e Veriut! Shoferi…

Defekti në sistemin e kondicionimit shkrumbon në Lushnjë furgonin që transportonte zogj fushe nga Maqedonia e Veriut! Shoferi…

August 8, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com