• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam ndjerë si në shtëpi”/ Ambasadori gjerman përfundon mandatin dhe largohet nga Shqipëria: Institucionet e reja të drejtësisë…!

by Java News
05/07/2023 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka përfunduar mandatin e tij 4-vjeçar në Shqipëri.

Ai ka mbajtur sot dhe fjalimine lamtumirës, ku të pranishëm kanë qen disa ministra dhe deputetë. Gjatë fjalës së tij, Zingraf është shprehur se në Shqipëri është ndjerë “si në shtëpinë e tij”.

Ambasadori gjerman tha se Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe se  do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mundësive të të rinjve dhe atyre në zonat rurale.

Fjala e plotë:

| Pas katër vitesh plot ngjarje, fatkeqësisht erdhi koha që ambasadori Zingraf të largohet për të marrë një detyrë të re. Në pritjen e tij të lamtumirës ai falenderoi të gjithë partnerët dhe miqtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shkëlqyer, dhe të gjithë shqiptarët për mikpritjen e tyre. Edhe për stafin e ambasadës ky është një moment melankolik. Falenderojmë ambasadorin Zingraf për shërbimet e tij si fytyra e Gjermanisë në Shqipëri, si shef dhe si njeri, dhe presim me padurim të takohemi sërish!

Për 4 vite rresht bashkëshortja ime dhe unë jemi ndier në Shqipëri njësoj si në shtëpinë tonë.

këtu në mes të qytetit, rrethuar drejtpërsëdrejti prej zhurmave të jetës së përditshme të këtij qyteti miqësor dhe shumëngjyrësh

Larmia e kulturës, historisë, peisazheve dhe besimeve fetare të Shqipërisë na kanë pasuruar shumë. Bashkëjetesa paqësore dhe toleranca mes besimeve fetare është një arritje e madhe, për të cilën Shqipëria mund të jetë krenare, dhe të cilën shqiptarët me siguri do ta mbështesin dhe mbrojnë në mënyrë aktive.

Shqipëria dhe rajoni i saj janë pjesë e palëvizshme hartës politike evropiane, bisedimet e anëtarësimit po realizohen, në Tiranë është zhvilluar një samit i BE-së me Ballkanin Perëndimor, pas verës do të kemi kënaqësinë e Ministerialit dhe Samitit të Procesit të Berlinit.

Gjermania dhe Shqipëria janë sot më të lidhura se kurrë, në shumë qytete gjermane ka fluturime direkte, turistë gjermanë janë duke ardhur në shifra të mëdha si vizitorë kureshtarë dhe të hapur.

Gjermania do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive këtu në vend për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mundësive të të rinjve dhe atyre në zonat rurale.

Pikat kryesore[për procesin e anëtarësimit në BE] janë mes të tjerash reforma në administratë, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në veçanti, institucionet e reja të reformës në drejtësi kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme masive në mënyrë që ato të mund të zhvillojnë efektet e tyre në një afat të gjatë. Unë dëshiroj shumë që Shqipëria të ecë e vendosur në këtë rrugë.

Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Faleminderit Shqipëri për mikpritjen tënde!“/m.j

Next Post
Nga “pushtimi” i Marsit, tek…/ Çfarë ka “parashikuar” seriali “The Simpson” për të ardhmen e botës?

Nga “pushtimi” i Marsit, tek.../ Çfarë ka “parashikuar” seriali “The Simpson” për të ardhmen e botës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

October 2, 2026
VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

October 2, 2026
Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

October 2, 2026
Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com