• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijimi i LDK dhe raportet Shqipëri- Kosovë, 3 dekada më pas!

by Alfred Peza
23/12/2019 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Plot 30 vjet më parë, me krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) shqiptarët në Ballkan, nisën të shkruanin historinë e re të postkomunizmit. Kur kishin kaluar vetëm 50 ditë nga rënia e Murit të Berlinit, më 23 dhjetor 1989, u bënë bashkë 23 ndër intelektualët më të shquar në Prishtinë, që krijuan këshillin inicues të partisë, në krye të së cilës zgjodhën Ibrahim Rugovën.

E kur ende nuk ishte mbushur 1 vit nga kjo ngjarje, Shqipëria do të bëhej guri i fundit i dominosë që do të rrëzohej, në ish lindjen komuniste të Europës. Megjithëse të ndara nga historia, Shqipëria dhe Kosova kishin tashmë një mundësi të re, për tu futur në mijëvjeçarin që po trokiste, me një projekt të ri kombëtar.

Një dekadë e zhvillimeve të vrullshme historike do të kalonte shpejt, përmes rrënojave të ish- Jugosllavisë, shpërbërjes së ish- BRSS, ndarjes së Çekosllovakisë dhe shpresave të mëdha të bashkimit të dy Gjermanive. As trazirat e vitit 1997 në Shqipëri dhe as genocidi i ushtrisë së Millosheviçit mbi popullsinë civile në Kosovë, nuk e ndalën ëndrrën e çlirimit, derisa në pranverën e 1999 do të zhvillohej ajo që Ismail Kadare e ka cilësuar, si lufta e parë morale në historinë e njerëzimit.

Mijëvjeçari i tretë i gjeti shqiptarët me dy shtete në Ballkan dhe më pranë se kurrë me njëri tjetrin, pas një shekulli ndarje e copëzimi. Ibrahim Rugova iku 2 vjet më herët (21 janar 2006) se të shpallej Pavarësia e Kosovës (17 shkurt 2008), duke mos e parë të jetëzuar, projektin për të cilin kishte punuar aq shumë. Edhe në Maqedoni të drejtat e shqiptarëve pas luftës së 2001, erdhën duke u përmirësuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Sikundër deri diku, situata po ndryshon dalëngadalë pozitivisht, edhe në Malin e Zi.

Më 1 prill 2009, Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota në aleancën më të madhe të sigurisë botërore (NATO), duke e rritur më shumë peshën dhe rëndësinë e faktorit shqiptar në Ballkan. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, faktorët; celular, internet, televizione kombëtare shqiptare dhe ndërtimi i rrugës së Kombit (korrik 2007- tetor 2010), hodhën hapat e parë konkretë në praktikë, për realizimin e ëndrrës së madhe të bashkimit kombëtar, duke i bërë gjithnjë e më të papërfillshme kufijtë dhe ndarjet e natyrave të tjera.

Në Prishtinë ish komandantët e luftës, të konvertuar në politikanë, e dominuan pothuajse për gati 20 vjet me radhë jetën qeverisëse të Kosovës. Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Agim Çeku, Kadri Veseli, etj,. e dominuan jetën politike, duke drejtuar qeveritë dhe Parlamentin e vendit. Ishte periudha kur pas vdekjes së Rugovës, LDK do të vinte duke u rudhur në minimumin e saj historik të mbështetjes popullore.

Ramush Haradinaj për herë të dytë dha dorëheqjen si Kryeministër në verën e këtij viti, në përpjekjet për të maksimizuar elektoralisht, ftesën e marë për të dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës. Zgjedhjet nuk i fitoi dot, as ai, e as partitë e ish- komandantëve të tjerë të UÇK-së. Por as partia e historike e Rugovës që udhëhiqet nga Isa Mustafa. Fenomeni Vetëvendosja e Albin Kurtit, arriti të triumfojë mbi çdo skepticizëm, duke i thyer të gjitha tabutë e vjetra.

Ramush Haradinaj i identifikuar shumë pranë Presidentit Ilir Meta, e ka thyer sëfundi rregullin e pashkruar të mos interferimit të liderëve politikë shqiptarë, në zhvillimet politike të njëri tjetrit. Me apo pa dashje, ai duket se kërkon që të ndikojë artificialisht, në nxitjen e luftrave të brendshme të politikës së ditës, në Shqipëri. Deklaratat e tij absurde, në debatin rreth samitit të tretë të Minishengenit Ballkanik të mbajtur ditë e fundit në Tiranë, e tregojnë këtë.

Albin Kurti diti të ngrihet sot në lartësinë e profilit të Kryeministrit të ri të Kosovës, kur me anë të një postimi në twitter, deklaroi se “parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë, kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim, jo konfrontim!”.

Kaq mjafton për të kuptuar se përtej cic miceve të ditës, për ca klikime më shumë në internet nga palët politike dhe ata që i mbështesin, edhe pas 30 vjetësh nga fillimi i historisë së re politike të shqiptarëve, asgjë nuk e ndan jo vetëm Tiranën me Prishtinën, por gjithë faktorin shqiptar në Ballkan e diasporë. Sepse, historia ka treguar se liderët dhe humoret e tyre të ditës shkojnë e vijnë, por shqiptarët dhe projekti i tyre historik, mbetet dhe do të jetë përgjithmonë.

Next Post
Kryeministri në largim Haradinaj e ka sërish me Ramën: Mini-Shengeni për të nënshtruar Kosovën

Kryeministri në largim Haradinaj e ka sërish me Ramën: Mini-Shengeni për të nënshtruar Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In