• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kryeministri në largim Haradinaj e ka sërish me Ramën: Mini-Shengeni për të nënshtruar Kosovën

by Java News
23/12/2019 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë bilancin e vitit që po mbyllet duke u ndalur edhe te nisma e Shengenit Ballkanik. Kreu i ekzekutivit të Kosovës thotë se mbajtja e taksës 100% kundër mallrave serbe nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Shengenin Ballkanin dhe reciprocitet, sipas tij po bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën.

Megjithatë, Haradinaj thekson se orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal, drejt NATO-s dhe jo Rusisë. Kosova refuzoi ftesën për të marrë pjesë në Samitin e Tretë që u zhvillua në Tiranë të shtunën, ndërsa pati disa pati disa replika në distancë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Postimi i plote i Ramush Haradinajt

Në pritjen e fundvitit të organizuar nga Zyra e Kryeministrit përmbyllëm një vit me suksese, sfida, e dhimbje.

Unë poashtu isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.

➢ Sukseset:

1Ushtria e Kosovës po konsolidohet në ushtri inteligjente me standarde të NATOs;

  1. Kosova ka arritë pavarësinë energjetike dhe Trepça është gati për investime;

 

  1. Investitori i parë strategjik SOËI + Parku ITP – me Gjermaninë;

 

  1. Shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit edhe në Veri të vendit;

 

  1. Transparencë e plotë në qëndrime politike, vendime dhe qasje në dokumente zyrtare – tani më është bërë ndryshimi duke instaluar kulturën qeverisëse me llogaridhënie të plotë.

 

➢ Sfidat

 

  1. Injorimi i arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE;

 

  1. Rikthimi i dialogut në binarë – dialog mes shteteve e jo dialog për nënshtrim – Kjo logjikë duhet të vazhdojë deri në njohje reciproke në kufijtë ekzistues pa vonesa e sfida artificiale;

 

  1. Mbajtja e taksës 100% e cila nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë.

 

  1. Keqpërdorimi i ndjenjave fetare për përfitime gjeopolitike është i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi bashkë në luftimin e kësaj.

 

➢ Dhimbje:

 

  1. Tërmeti në Shqipëri na goditi të gjithëve pa dallim.

 

  1. Sulmet terroriste anembanë botës e qytetarëve të lirë i përjetuam rëndë. Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-ve dhe aleancës globale kundër terrorizmit.

➢ Krenari:

  1. Sukseset e rinisë së Kosovës në sport e kulturë kanë mahnitur botën.

 

➢ Mësimet nga ky vit:

 

  1. Kur jemi unik jemi më të fortë – bashkë në tema nacionale.

 

  1. Kalkulimet për një grusht votash nuk e bëjnë shtetin.

 

Ju uroj festat e fundvitit!

 

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.

Next Post
Elbasan/ Vdekja e 25-vjeçares shtatzënë rrëfehet ndryshe nga shefja e repartit: Më detyruan të dëshmoj se ishte urgjencë…

Elbasan/ Vdekja e 25-vjeçares shtatzënë rrëfehet ndryshe nga shefja e repartit: Më detyruan të dëshmoj se ishte urgjencë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com