Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika ka zhvilluar një takim me Prokurorin e përgjitshëm Adriatik Llalla. Takimi është zhvilluar në ambjentet e organit të akuzës dhe ka zgjatur për rreth 60 minuta.
Nuk ka asnjë reagim nga ana e institucioneve rreth temës së diskutimit midis krerëve të institucioneve.
Ky takim vjen vetëm një ditë aps arrestimit të Mosi Habilajt nga ana e autoriteteve italiane. Në të shkuarën kanë dalë informacione për Habilajn dhe sipas të dhënave, ato janë siguruar pikërisht nga SHISH.
Nuk dihet nëse takimi mes Lllalës dhe Likës lidhet me hetimet për bandës shqiptaro-italiane./a.m.










