• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i KQZ me studentët: Votoni mençurisht në 18 qershor

by Java News
02/02/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba mbajti sot një leksion të hapur për studentët e Universitetit të Mjekësisë.

Të pranishëm ishin Rektori Prof. Arben Gjata, dekanë dhe pedagogë, të cilët shprehën falenderime për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili i zgjodhi për celebrimin e Ditës Botërore të Zgjedhjeve këtë universitet.

Duke shprehur kënaqësinë që ndodhej mes “shëruesve” të nesërm, Kryetari Biba tha se Dita Botërore e Zgjedhjeve celebrohet nga KQZ, për të rritur vetëdijen qytetare mbi rëndësinë e zgjedhjeve demokratike.

Duke cituar thënien e Platonit “ Qytetari mund të vdesë edhe pse njeriu vazhdon të jetojë”, zoti Biba ju tha studentëve se ata duhet të mbajnë gjallë ndjenjën e qytetarisë, duke u bërë pjesë e proceseve të rëndësishme vendimmarëse, siç janë zgjedhjet, pasi qytetarët e vetëdijshëm bëhen pjesë e fateve të vendit.

Kryetari i KQZ-së i’u përgjigj interesit të studentëve për çështje të ndryshme lidhur me administrimin e zgjedhjeve në vendin tonë. I pyetur mbi aspektet teknologjike, ai tha:

“Në asnjë lloje rrethane teknologjia nuk është e keqe, por është e brishtë për vende me nivel të caktuar social-kulturor, sikundër është vendi ynë. Ndërkohë, lidhur me shit-blerjen e votës, mund të them se si episod ekziston edhe në vende me demokraci të zhvilluara, dhe vetëdija qytetare e zgjedhësve e parandalon atë”.

Kryetari i KQZ-së, z. Biba ju bëri apel studentëve që të votojnë mençurisht në zgjedhjet e 18 qershorit.

Pjesë e agjendës së KQZ-së për celebrimin e Ditës Botërore të Zgjedhjeve, ishin edhe vizitat në ambjentet e institucionit, e maturantëve të shkollave të mesme “Asim Vokshi”, “Petro Nini Luarasi” dhe  “Ismail Qemali”, votues për herë të parë, të cilët bashkëbiseduan për rëndësinë e votës me Anëtarët e KQZ-së. /b.d

Next Post
Dita e fundit e dorëzimit të formularëve të Vettingut nga gjyqtarët, Rama: 50 % të korruptuar, largohen

Rama nga Prishtina: Po na e cënoi territorin Serbia, jemi gati të përgjigjemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

October 27, 2026
Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

October 27, 2026
Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

October 27, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Kambalec i Ramës, mban peng PD-në!”- Salianji akuza të forta Berishës: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? I ngjashmi i tij mori zero mandate!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In