• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i SPAK: Paratë e grupeve kriminale shqiptare përfundojnë në Qipro, San Marino dhe Dubai

by Java News
26/05/2023 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prezantimin e raportit për vitin 2022, kreu i SPAK Altin Dumani tha përpara Komisionit të Ligjeve se grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar së tepërmi dhe kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta në vendet e Amerikës Latine për trafikun e drogës.

Sipas Dumanit, grupet shqiptare janë të përfshira kryesisht në trafikun e kanabisit dhe të kokainës.

Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se grupet e struktuara kriminale që drejtohen nga shqiptarë po vlerësohen me ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës.

Një fenomen që vlerësoi Altin Dumani është dhe fakti që këto grupe kriminale, paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i fshehin në parajsa fiskale dhe në vende të tilla si Qipro, San Marino dhe Dubai.

“Sa i takon gjendjes së kriminalitetit në vend dhe efektivitetit të ndjekjes penale janë përshkruar me detaje në raportin që ju kemi vënë në dispozicion. Gjatë hetimeve të grupeve kriminale në vitin 2022 vihet re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale nga ana e tyre. Komunikimi midis anëtarëve të organizatës lidhet me organizatat ndërkombëtare kriminale dhe format e pastrimit të produkteve të veprës penale. Grupet e strukturuara kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale me ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës. Këto grupe kriminale janë aktive jo vetëm në rajon, por edhe në disa vende të BE-së, Britanisë së Madhe, Turqi, SHBA.

Nga ana tjetër, grupet kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë arritur të kenë qasje të drejtpërdrejtë në vendet e origjinës të prodhimit të kokainës duke krijuar lidhje të fortë me organizatat kriminale në Amerikën Latine. Shihet një tendencë e lëvizjes së të ardhurave kriminale të tyre jashtë juridiksionit shqiptar në kompani offshore apo parajsa fiskale duke e rritur ndjeshëm vështirësinë e gjurmimit dhe ndjekjes penale të tyre.

Vihet re edhe përdorimi prej tyre i sistemeve informale transfertash parash si Havala, Hundi apo Fechain. Ose dërgimi i pagesave në parajsa fiskale në vendet si Qipro, San Marino apo dhe Dubai. Është kthyer në problematikë edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masë sigurimi arrest në burg për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë”, u shpreh drejtuesi i SPAK.

/s.f

Next Post
Nuk paraqiti avokatë në seancë/ Akuzoi Veliajn për shpifje, GJKKO pushon padinë e Bashës

Nuk paraqiti avokatë në seancë/ Akuzoi Veliajn për shpifje, GJKKO pushon padinë e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In