Kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz është akuzuar nga disa eurodeputetë se po shpërdoron paratë publike.
“Daily Mail” ka siguruar rapoortin ku shkruhet se gjermani Martin Schulz ka dy limuzina, dy shoferë, 33 asistentë, një zëdhënës, pesë zyrtarë për media, dy asistentë ditorë, një shkrues të fjalimeve të tij dhe dy shoqërues që përshëndesin mysafirët dhe kryejnë edhe detyra të tjera.
Schulz merr deri në 227.000 paund në vit paga dhe kompensime. Numri i madh i shoqëruesve të tij është menduar t’i kushtojë taksapaguesve më shumë se 1 million paund.









