• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kreu i PD-së i përdor protestat për problemet e tij”/ Frrok Çupi: Ja si po e përdor Berisha Metën

by
16/11/2022 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me protestën e 12 nëntorit dhe situatën me Portin e Durrësit, i cili e sheh si shterpë protestën e organizuar nga dyshja Berisha-Meta e ndërsa anëtarja Komisionit të Rithemelimit.

Ledina Mandija nënvizoi se protesta tregoi se zëri ishin vetë qytetarët pasi paraqitën problematikat që i shqetësojnë. E ndërsa Çupi u shpreh se nga protesta nuk u dha asnjë lajm dhe asgjë e re.

“Protesta tregoi se kishte mos zhdukje të pluralizmit në Shqipëri. Zërat opozitar ishin vetë qytetarët, paraqiten problematikat që i shqetësojnë.”- tha Mandija.

“Unë se shoh protestën nga numrat. Edhe sikur 5-fishi të ishin nuk ndryshon asgjë. Një protestë arrin të ketë sukses edhe me pak njerëz, këtë e kemi parë në të gjithë botën. Në protestë nuk u tha asgjë, nuk u bë lajm. Çdo gjë ishte lajm i vjetër, të stërdëgjuara. Ç’lidhje ka individi sot, p.sh me pluralizmin. Në momentin që u shpërbë protesta nuk mbeti asgjë.”- tha Çupi.

Frrok Çupi u shpreh gjithashtu se Berisha i përdor protestat për të zgjidhur problemet e tij me shpalljen non grata nga Britania dhe SHBA dhe problemet e tij të thella me ligjin e korrupsionin ndërsa shtoi se për to pati media ruse mjaft entuziaste. Sa i përket aleancës Berisha-Meta, analisti u shpreh se ish kryeministri është duke e përdorur si një lepur Metën për qëllimet e tij personale.

“Sali Berisha ka probleme me Noin Grata ka me ligjin, me fëmijët me korrupsion, me rrënimin e demokracisë, ka probleme me historinë e tmerrshme e që ka lënë pas. Dhe ai gjen mundësi mbledh disa njerëz dhe, i viktimizon. U thotë më dëgjoni mua, se ç’thotë as vetë se di. Këtë turmë e thotë për ti thënë ambasadës Amerikane të thotë shiko sa njerëz kam unë. Mesazhet që pashë unë ishin të Amerikës dhe Rusisë. Pashë media ruse entuziaste. Berisha e ka përdorur Metën gjithnjë si lepur. Dhe tani po e përdor, do të futet nën emrin e partisë së Metës dhe të kandidojë. Sepse ai e ka të pamundur të kandidojë. Këta janë akoma të paligjshëm gjithsesi, kanë një zyrë që e kanë pushtuar.”- tha Çupi

Të pyetur për Portin e Durrësit, sërish mes dy të ftuarve pati një mosdakordësi, pasi Mandija e sheh si një aferë korruptive ashtu sikurse dhe e gjithë opozita e ndërsa Çupi si një metodë e opozitës për t’i thënë çdo gjëje “Jo”.

“Është përzgjedhur një kompani që s’bëhet fare për portin e Durrësit po për apartamente dhe vila dhe pas shumë viteve do jepet në dispozicion marina për 35 vite. Është në dispozion të këtij investitorit që s’dihet se kush është. ”- tha Mandija.

“Nuk kam guxuar besoj se askush prej nesh t’i hyjë në lëkurë kësaj çështjeje. Ajo që kam tentuar të shoh mirë është oponenca ndaj portit. Retorika s’bind askënd. Të krijon përshtypjen në gjithçka të thotë jo. Është një oponencë politike që është dashakeqe ndaj shtetit. Pra të gjitha janë pa argument, në fund do të kemi një port, do kemi një Shqipëri luksoze.”- tha Çupi.

Porti i Durrësit është bërë “kali kryesor” i betejës së opozitës me qeverinë. Në seancën e fundit plenare kishte debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Edi Ramës për këtë projekt. Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave i quan Kryeministri akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

/e.d

Next Post
EMRAT/ Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i drogës, prangosen 21 persona

EMRAT/ Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i drogës, prangosen 21 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In