• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kreu i PD ruante figurën, paratë i ‘ruante’ dhëndri”/ Dosja e SPAK për ‘Partizanin’: Çifti Malltezi, miliona për Liri dhe Sali Berishën

by S T
13/09/2024 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keti Banushi

Pagesa dhjetëra milionëshe në drejtim të fondacionit të Liri Berishës, një pagesë 20 mijë euro drejt avokatit të tij në Francë për ta mbrojtur në luftën kundër SHBA për ‘non grata-n’, pagesa në shuma të mëdha për shërbime shëndetësore si dhe një pagesë e bërë nga kompania Homeplan për sjelljen e një grupi muzikor nga jashtë për fushatën elektorale të PD-së në vitin 2013 janë vetëm disa nga episodet e korrupsionit që SPAK i ka vënë përballë ish Kryeministrit dhe dhëndrit të tij në dosjen 500 faqëshe për aferën ‘Partizani.

Vetëm në drejtim të fondacionit të Liri Berishës Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë derdhur në vitet 2010-2022, 8.6 mln lekë të reja, 24 mijë euro dhe 8200 dollarë. Ndërsa kompanitë e përfshira në aferën korruptive Homeplan në vitin 2016 ka derdhur 18.500 euro dhe në vitin 2022 firma Kontakt 30 mijë euro.

SPAK thotë se të gjitha pagesat janë bërë nga çifti Jamarbër dhe Argita Malltezi, të cilët SPAK i koncepton se ‘llogaria bankare’ e Berishës, i cili kujdesej që të ruante imazhin si i ndërshëm, ndërkohë që paratë i mbante e bija me dhëndrin.

“Me qëllim ruajtjen e imazhit te nje politikani qe nuk është pasuruar asnjëherë, shtetasi Sali Berisha, nuk do te rriste formalisht pasurinë e tij, dhe ky përfitim do et kalonte tek shtetasi Jamarber Maltezi, i martuar dhe si me sipërcituar, ne bashkësi ligjore, me shtetasen Argita Maltezi, vajzën e shtetasit Sali Berisha. Siç dhe rezulton nga hetimi, aksesi ne pasuritë e shtetasve Maltezi, është i përhershëm nga familja Berisha dhe jo thjesht shfrytëzimi i pasurive të tyre për akomodim por edhe përdorimi i shumave monetare, në vlera që, pasur parasysh nivelin ekonomik et një politikani shqiptar, mbështetur vetëm në pagën e tij, nuk justifikohen”, thuhet në dosje.

Në 500 faqet e dorëzuara nga SPAK për Jamarber Malltezin, me të cilat i është vënë në dijeni akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, përmblidhen edhe përfitimi që dhëndri i Berishës mori nga procesi i privatizimit të Partizanit, në tokën e të cilit ndërtoi më pas 19 kulla bashkë me kushëririn e tij Xhimi Begeja dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, të akuzuar tashmë bashkë me Sali Berishën për këtë aferë korruptive.

Jo vetëm para cash, fatura dhe dividentë gjithsej mbi 4.6 mln euro, por edhe mbi 1 milion e 250 mijë euro si përfitim nga ”njësi shërbimi të marra më tepër sipërfaqes takuese tek ARA 11-katësh”, një nga kullat e ndërtuara në kompleksin Magnet në tokat e “ish Klub Partizanit”.

Në këtë pjesë të dosjes, SPAK thotë se Jamarber Malltezi, dukshëm duke përfituar nga pozicioni i tij i pushtetit në krahasim me Bektashin (i cili ishte investitor) dhe kushëririn e tij, ka marrë edhe një sipërfaqe shtesë të kullës. Një sipërfaqe që sipas SPAK nuk i takon sipas ndarjes së bërë me ortakët e tjerë. Pra i gjithë ”operacioni Partizani” nxori një fitim të pabesueshëm prej 5,908,570 euro për familjen e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha! Këtë të premte Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën arrest shtëpie për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi, të cilët u rrëzuan pasi kërkuan rivlerësim për shkak të raportimit dymujor të hetimeve.

Shqiptarja.com

Next Post
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In