Tensionet në këtë fushatë elektorale mes palëve nuk mungojnë, madje kanë shkuar edhe në konfrontime fizike. Mësohet se një përplasje fizike e shoqëruar edhe me dhunë psikologjikë është shkaktuar nga kryetari i Partisë Demokratike për fshatin Bërdicë e Siperme Isuf Meta i cili ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj disa të rinjve dhe të rejave të PS në këtë zonë.
Sipas raportimeve, sot ai ka kërcënuar të rinjtë duke iu drejtuar me fjalët “Zhdukuni nga zona ime, do ju djeg makinën”. Por ai nuk e ka lënë me kaq. Pasi i ka kërcënuar ai madje i ka ndjekur të rinjtë me automjetin e tij duke u rrezikuar jetën të rinjve të PS.
Nga verifikimet ky nuk është rasti i parrë që kreu i PD në Bërdicë ka shkaktuar dhunë me pretendimin se në zonën e tij nuk duhet të shkelë asnjë person nga stafi i majtë.









