Kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi, i cili dogji mandatin e deputetit bashkë me deputetë të tjerë të opozitës, i ka cilësuar ‘refugjatë’ kandidatët që nuk kanë refuzuar mandatin dhe do të hyjnë në parlament.
“Sot është një ditë e veçantë pasi ‘refugjatët’ vrapojnë për të hyrë në parlament, është një turp i tyre që shkojnë aty.
Qytetarët shqiptarë, votuesit nuk do të lejojnë që parlamenti të vijojë punën normalisht pasi nuk është një parlament normal.
Protestat do të vazhdojnë sa herë që do të ketë parlament”, tha kreu i PD Fier Luan Baci.
Sipas tij do të ketë zgjedhje të parakohshme sepse populli do të votojë për qeverinë që do në pushtet dhe jo qeverinë që vjedh vota.
/a.meta