• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

by A R
22/08/2025 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i NATO-s u bëri thirrje këtë të premte vendeve perëndimore që të ofrojnë garanci të “forta” sigurie për Ukrainën, me qëllim që Rusia të respektojë çdo marrëveshje të mundshme paqeje dhe të “mos guxojë kurrë më” të pushtojë Ukrainën.

Këtë deklaratë Mark Rutte e bëri gjatë një vizite në Kiev, ku u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Çështja e garancive të mundshme të sigurisë për Ukrainën ka qenë pika kryesore e përpjekjeve më të fundit diplomatike të udhëhequra nga SHBA-të për të arritur një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka hyrë në vitin e katërt.

“Garancitë e forta të sigurisë do të jenë thelbësore dhe për këtë po punojmë aktualisht për t’i përcaktuar,” tha Mark Rutte.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili organizoi një takim me liderët evropianë, përfshirë dhe Rutte-n dhe Zelensky-n të hënën, tha se Rusia kishte rënë dakord për disa nga garancitë perëndimore të sigurisë për Kievin.

Megjithatë, Moska ngriti dyshime mbi një marrëveshje të tillë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se diskutimi për garanci sigurie pa përfshirjen e Rusisë është “një utopi, një rrugë pa krye”.

Gjatë vizitës në Kiev, gjatë së cilës në qytet u dëgjua një alarm ajror, Rutte tha se garancitë e sigurisë janë të domosdoshme për të siguruar që “Rusia do të respektojë çdo marrëveshje dhe që kurrë, kurrë më të mos përpiqet të pushtojë as edhe një kilometër katror të Ukrainës”.

Zelensky nga ana tjetër tha se “garancitë përbëhen nga ajo që partnerët mund t’i ofrojnë Ukrainës, por edhe nga ajo se si duhet të jetë ushtria e Ukrainës” pasi të përfundojë lufta.

Comments 1

  1. Lili says:
    August 22, 2025 at 18:04

    Çfarë lufte bëhet në Kiev,ku Pallati Presidencial është i shkëlqyer dhe Presidenti ukrainas i ofron siguri nacionale kreut të NATO-s Mark Rutte?!…Luftë do të thotë që: Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të jetë në ballë të luftës dhe të mos bredhi gjithë botën,tërë tangërllëk,kur popullin dhe djemtë ukrainas rrëmbehen në mes të rrugës nga shërbimi sekret ukrainas,për t’u bërë mish për top,që çifuti Zelensky,ky hajdut dhe i korruptuar ,të mbretërojë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Raketat ruse në Poloni, Rutte: Incidentet i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm

November 24, 2026
Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

November 24, 2026
“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

November 24, 2026
Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

November 24, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00

November 24, 2026
Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

November 24, 2026

Si mund të vriten shqiptarët?

November 24, 2026
Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

November 24, 2026
“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In