• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i KLP: Shumë shpejt nis punën Prokuroria Speciale

by Java News
10/04/2019 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i pranishëm në punimet e Këshillit Kombëtar të Integrimit, që u zhvillua në Tiranë, theksoi se Këshilli që ai drejton është duke punuar intensivisht për përmbushjen e detyrave ligjore  dhe në këtë kuadër ngritja e Prokurorisë Speciale do të realizohet shumë shpejt.

“Kemi katër muaj që kemi nisur punën, më 17 dhjetor 2018”, tha Ibrahimi në çelje të fjalës së tij. “Intensiteti i punës ka qenë i madh. Kemi punuar për organizmin e brendshëm, duke përdorur me efikasitet burimet njerëzore”, tha Ibrahimi duke shtuar se kushtet për objektivat afatgjata lidhen me garantimin e prurjeve cilësore në prokurori. “Këtë vit nga shkolla e Magjistraturës, janë 190 kandidatë për prokurorë. Kemi bërë një vlerësim paraprak, pasi nga këta 190 kandidatë do të përzgjidhen 25 fitues, çka është më e rëndësishme është që verifikimet e tyre të bëhet përpara se të hyjnë në sistem”, tha Ibrahimi.

“Pika e dytë është vlerësimi i performancës së prokurorëve. Është gjithashtu detyra jonë meritokracia për menaxhimin e karrierave të prokurorëve, një sistem i cili bën të mundur që prokurorët më të mirë të alokohen në pozicionet e karrierës. Kjo krijon një emulacion pozitiv dhe rrit cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarit”, tha Ibrahimi.

“Komponenti i fundit është përgjegjshmëria në radhët e prokurorisë. Ligji na jep mundësi të marrim vendime për të dekurajuar përmes masave disiplinore shkeljet e prokurorëve. Në këtë pikë futet dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që pritet të ngrihet nga KED”, vijoi Ibrahimi.

“Fronti i tretë i punës sonë është përzgjedhja e kandidatëve dhe vlerësimi i tyre për krijimin e SPAK dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Natyrisht, shtoi Ibrahimi, këto janë vetëm aktet finale, por që të vijmë deri në këtë pikë, krijimi i SPAK lipset faza përgatitore, rregullatore, që e kemi kryer tashmë. Është një rregullore që synon të vlerësojë kandidatët për nga profesionalizmi dhe integriteti. Ka filluar faza e verifikimeve. Dje Këshilli thirri kandidatët, pas verifikimit të parë kemi tanimë 25 kandidatë nga 28 në total. 25 kandidatët erdhën dje dhe u informuan mbi rregulloren dhe tashmë presim dokumentacionin nga fillimi i javës së ardhshme dhe pas kësaj do t’i japim Shqipërisë SPAK-un”, tha Ibrahimi.

“E njëjta situatë është dhe me Prokurorin e Përgjithshëm. Aktualisht prej 1 viti e gjysëm Shqipëria drejtohet nga një prokurore e përkohshme. Kemi shpallur garën dhe presim kandidaturat”, përfundoi kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

/a.rada

Next Post
Ushtria merr në ‘dorë’ sigurinë e aeroportit “Nënë Tereza”

Ushtria merr në ‘dorë’ sigurinë e aeroportit “Nënë Tereza”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In