• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i Inspektoriatit Gjyqësor në Rumani: Si zgjidhet problemi i vakancave dhe arrestimi i “peshqve të mëdhenj”

by Java News
23/11/2021 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Inspektoriatit Gjyqësor në Rumani, Lucian Netejoru, ka zbuluar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Zona Zero” në Top News, se si funksionon ky institucion në Rumani, ndërsa ka dhënë disa këshilla edhe për gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë.

Ndryshe nga  ILD në Shqipëri që është e detyruar të raportojë në Parlament dhe ka një  lloj varësie, Netejoru tha se Inspektoriati Gjyqësor në Rumani është tërësisht i pavarur.

“Ne funksonojmë tërësisht të pavarur. Kemi një pozicion tepër të veçante. Jemi ne vetë të themi. Kemi pavarësi në nivel institucional. Jemi plotësisth të lirë të zgjedhim fushën tonë të kontrollit. Kemi dy llojë kontrollesh në inpektoriatin e drejtësisë. Ne kemi mundësi që të reagojmë në mënyrën tonë, kur ka probleme që duhen zgjidhur. Ne raportojmë tek Këshilli i Lartë Gjyqësor. Punojmë që të gjejmë të vërtetën tek sistemi gjyqësor”, deklaroi ai në “Zona Zero”.

Zyrtari i lartë i gjyqësorit në Rumani foli edhe për vettingut në Shqipëri dhe problemin që krijohet me vakancat pas shkarkimit të gjyqtarëve. Lucian Netejoru u shpreh se në Rumani, sa herë që ka vakanca në sistemin e drejtësisë, bëhet një konkurs me juristët më të mirë në vend.

“Ne nuk e kemi këtë problem në Rumani. Mendoj se ligjvënësit duhet të mendojnë për mënyra të tjera. Ne kemi një institut kombëtar të magjistratëve, që shpesh bën seance për praninim e juristëve me një pervojë të caktuar në terren, duke bërë të mundur që ne të mbulojmë disa pjesë të vendeve të lira”, u shpreh ai.

Sa i përket arrestimit të “peshqve të mëdhenj”, Lucian Netejoru u shpreh se shqiptarët duhet të bëjnë durim.

“Kini durim. Kini besim. Kemi të bëjmë me ndryshime madhore në drejtësi. Duhet kohë të vlersohen të gjitha gjërat. Duhet kohë. Duhet durim”, deklaroi ai.

Ai pati edhe disa këshilla për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, nëse duan që qyetarët të rifitojnë besimin tek drejtësia.

“Është me rëndësi që gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, magjistratët, të dinë gabimet që kanë bërë të tjerët. Është e rëndësishme që të njihen këto gabime. Vetëm duke ndarë pervoja, mund të kuptojmë se çfarë shkon mirë dhe çfarë nuk shkon mirë. Kjo do të ishte një bazë shumë e mirë.

Ushtrojeni profesionin në mënyrë të përgjegjshme. Duhet të keni njohuri të mira të fushës ku do të ushtroni veprimtarinë tuaj. Të jenë të kujdesshëm më sjelljen e tyre. Pasi të gjithë njerëzit e kanë një sy tek ata dhe është shumë e rëndësishme që të kenë besimin e publikut. Kjo është një nga bazat e demokracisë. Ta kryejnë detyrën me profesionalizëm të lartë. Edhe sjelljen jashtë gjykatave dhe prokurorive ta kene dinjitoze”, thaksoi ai.

Detyrat e ILD në Shqipëri

ILD është një ndër organet kryesore të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Detyrat (kompetencat) e ILD përfshijnë:

1. Verifikimin e ankesave të personave fizikë ose juridikë ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, anëtareve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

2. Hetimin administrativ me nismë rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore të gjyqtarëve, prokurorëve, anëtareve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

3. Inspektime të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë për të kontrolluar mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të tyre./m.j

Next Post
“Jepni dorëheqjen menjëherë”/ Berisha i jep ultimatum Bardhit dhe nënkryetarëve të PD-së

"Jepni dorëheqjen menjëherë"/ Berisha i jep ultimatum Bardhit dhe nënkryetarëve të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In