• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit del para KPK, çfarë rezultoi nga shqyrtimi i figurës dhe pasurisë

by Java News
14/01/2020 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni është përballur me seancën e parë dëgjimore ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas gjetjeve të ILDKPI Simoni e justifikon pasurinë, nuk ka fshehje të saj.

Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Rivlerësimi i Simonit do të bëhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Për kryegjyqtarin Simoni procesi i Vetingut ka nisur që muajin maji të vitit 2018, që do të thotë se verifikimet kanë zgjatur 19 muaj. Simoni më parë ka drejtuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjyqtari u emërua në këtë në krye të Krimeve të Rënda nga KLD-ja që në maji të 2004.

Dy muaj më parë, në tetor të 2019, Sandër Simoni kryesoi trupin gjykues tek Krimet e Rënda, i cili dënoi gjyqtarin e Fierit Roland Hysi, me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion.

Ndërkaq, në gusht të vitit 2019, Simoni mbylli në burg Gentian Dodën, i ekstraduar nga Anglia dhe i akuzuar për korruptimin me 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

Simoni ka marrë pjesë edhe në procesin e ndëshkimit të një grupi të akuzuar nga Prokuroria për veprime terroriste, pjesë e Al-Nusra, një organizatë e klasifikuar si terroriste nga ana e OKB-së.

Sa i takon pasurisë, Simoni deklaron vetëm pagën e tij si dhe tëardhurat e bashkëshortes nga puna si pjesë Departamentit të Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe nga aktiviteti si notere publike. /e.s/

Next Post
Policia rrugore aksion “blic” në rrugët e Tiranës, sekuestrohen armë zjarri dhe një mjet i blinduar

Policia rrugore aksion "blic" në rrugët e Tiranës, sekuestrohen armë zjarri dhe një mjet i blinduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In