• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i Gardës në Vetting/ Tregon momentin kur iu rrezikua jeta: Makina u godit me 27 plumba, s’kam asnjë shkelje

by Java News
05/02/2020 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesit të vettingut po i nënshtrohet edhe Komandianti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako, i cili ka treguar bashkëpunim të plotë.

Mësohet se trupa e Vlerësimit është e përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku, ndërsa vetë Gramoz Sako është paraqitur në seancë pa përfaqësues ligjor.

Ndërkohë, Sako është një oficer karriere në Gardën e Republikës, i cili referuar dosjes përkatëse nuk ka shënuar asnjë shkelje përgjatë të gjithë kohës që ka ushtruar këtë funksion.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij para KJV, Sako është shprehur se “Gjatë këtij procesi jam treguar i gatshëm të bashkëpunoj çdo herë që më është kërkuar të jap shpjegime dhe të paraqes prova e të dhëna duke respektuar të gjitha afatet e përcaktuara. Kam mbledhur e paraqitur çdo provë aq sa kam mundur, që sipas meje janë të plota. Në asnjë rast nuk kam hezituar të hetohem si subjekt që prej vitit 1993 e deri aktualisht.”.

Ndërkohë edhe sa i takon aftësive profesionale, Sako është vlerësuar pozitivisht.

Vetë Sako ka treguar se gjatë punës së tij ai ka rrezikuar edhe jetën, ndërsa përmendi edhe një rast ku makina me të cilën udhëtonte si shoqërues i ministrit të Brendshëm, është qëlluar me 25 plumba.

“Sa i përket integritetit deklaroj se kam kryer me përkushtim dhe ndershmëri detyrën duke rrezikuar edhe jetën. Në Shtator 1998 makina e Ministrit të Brendshëm me të cilin udhëtoja si shoqërues i tij, u godit nga 27 plumba. Deklarimet e mia kanë qenë të sakta dhe për të gjitha këto kam sjellë materiale provuese të ligjshme.”-është shprehur Sako.

Po ashtu ai ka theksuar gjatë viteve që ka qënë në krye të Gardës së Republikës, nuk është konstatuar asnjëherë me shkelje.

“Gjatë viteve në krye të Gardës së Republikës jam inspektuar nga organe të ndryshme ligjzbatuese audituese dhe nuk ka patur asnjë rast në të cilin jam gjetur në shkelje apo ka patur dëm ekonomik nga institucioni që drejtoj.”-ka deklaruar Gramoz Sako.

Po ashtu, Sako ka folur edhe në lidhje me shitjen e një automjeti, për të cilin tha se ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

“Në lidhje me konstatimet tuaja për shitjen e automjetit dua të sqaroj se kam ndjekur të gjitha procedurat ligjore për blerjen dhe shitjen e tij.

Nuk janë marrë për bazë të ardhura të deklaruara në tatime për mua dhe bashkëshorten në sektorin privat dhe janë shtuar shpenzimet në dëmin tim.”-është shprehur Sako.

g.kosovari

Next Post
Kadastra lëshon dokumentin/ Kreu i Bandës së Durrësit s’ka asnjë pronë, rezulton pa shtëpi e pa katandi

Kadastra lëshon dokumentin/ Kreu i Bandës së Durrësit s'ka asnjë pronë, rezulton pa shtëpi e pa katandi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In