• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu demokrat Basha: PD projekt për  mbrojtjen e gruas shqiptare

by Java News
15/02/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 3 ditë para protestës së 18 shkurtit, kreu i PD Lulzim Basha ka organizuar një takim në qendër të së cilës ka qenë figura e gruas. Kryedemokrati ka deklaruar se nënat dhe fëmijët në Shqipëri janë të pambrojtur nga shteti dhe kjo është një arsye shumë e fortë sipas tij për t’iu bashkuar protestës së PD ditën e shtunë.

“Si baba i dy vajzave e kuptoj ankthin e përditshëm të nënave shqiptare. Pasiguria i shtohet pamundësisë. Pasiguria ndaj shtetit i cili në vend t’i mbrojë, po i godet qytetarët me forcë dhe arrogancë. Çelësi i përparimit për Shqipërinë është lufta ndaj të keqes dhe shpërblimi i meritokracisë dhe vlerave. Vlerave me të cilat na keni rritur ju nëna shqiptare” – tha kreu i PD.

Të pranishme në këtë takim ishin dhe presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane Doris Pack dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të gruas në Shqipëri, Albana Vokshi. Kjo e fundit  u ka bërë thirrje të gjithë nënave që të bashkohen një lëvizje të vetme për mbrojtjen e të drejtave të grave e çdo qytetari, që sipas saj kjo qeveri i ka braktisur.

“200 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre. Shkak kryesor është papunësia dhe mungesa e shpresës në vendin e tyre, ndaj ne duhet të jemi bashkë në një lëvizje për mbrojtjen e të drejtave përkundrejt kësaj qeverie arrogante” – tha Vokshi.

Teksa po flitej për kanabisin në Shqipëri, presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane Doris Pack ka rrëfyer një ngjarje shumë shokuese. Ajo ka deklaruar se droga i ka marrë asaj gjënë më të shtrenjtë, vajzën e saj.

“Unë e di për çfarë bëhet fjalë, pasi kam humbur vajzën time në betejën me narkotikët. Ndaj, ju lutem mundohuni t’i mbushni mendjen politikanëve të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo ti shtyjnë drejt punës me kanabis”, u shpreh  Pack.

Gjatë këtij takimi Basha ka deklaruar se partia e tij ka një program konkret që ofron mbështjetje për nënat dhe fëmijët në Shqipëri.

Sipas tij përmes mbështetjes financiare do të mundësojmë që edhe pas orarit mësimor, fëmijët të qëndrojnë në shkollë deri në orën 15:30 – 16:00 ku do të mund të ndjekin dhe kryejnë aktivitete kulturore sportive dhe artistike nën vëzhgimin e mësuesve dhe kjo gjë do të ndihmojë që fëmijët të mos dalin të lypin më në rrugë.

Për kryedemokratin Lulzim Basha, konsultimi dhe parashikueshmëria e vendimmarrjes do të jenë rregulli i qeverisjes së re.

ma.me

Next Post
Reagon Karaj: Më paditi Berisha i vogël, i trullosur nga dielli i Meksikës

Afera e CEZ/ Romeo Karaj: Berisha në mëshirën e pijanecit Arben Ristani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com