• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i bashkisë Himarë, Goro: Do shembim 15 ndërtesa? Janë garazhe dhe kioska

by Java News
07/11/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Himarës, Gjergji Goro ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në bashkinë që ai drejton, pas vendimit për shembjen e 19 banesave dhe protestave të banorëve. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Goro theksoi se në Himarë po bëhet një rikualifikim urban, si në shumë bashki të vendit. Nga ana tjetër ai komentoi edhe deklaratat e PBDNJ-së, ndërsa shtoi se ato ishin keqinformim me keqdashje. Po sot, banorë të Himarë kanë protestuar para bashkisë, në shenjë kundërshtie për vendimin për shembjen e banesave të tyre, pjesë e projektit të rehabilitimit të qendrës së qytetit.

Ç’mund të na thoni për këtë projekt? Cili është qëndrimi juaj?
Ky projekt po zbatohet dhe është prioritet i kësaj bashkie. Bashkia e Himarës nuk ka mundësi që të financojë projekte dhe i drejtohet donatorëve. Në këtë rast donator është qeveria. Kryetari i Bashkisë së Himarës nuk ka tradhtuar banorët e Himarës, por vazhdoj të them se do të mundësoj zhvillimin e qytetit. T’i hymë çështjes së objekteve. Do veprohet si në bashkitë e tjera të Shqipërisë. Ato objekte që janë të legalizuara do shpronësohen, ato që nuk janë, do duhet të vinë qytetarët në bashki që të ndjekin procedurat për të ligjëruar banesat.

Banorët pretendojnë se po shemben banesa të vjetra monument kulture…
Cilat janë ato objekte që janë 200-vjeçare dhe preken? Objekte që preken janë kioska dhe garazhe. Qytetarët që kanë hyrë në marrëdhënie me bashkinë janë ata që ne po i ndihmojmë dhe ata na kanë kuptuar. Nëse preken interesat e dikujt dhe politikisht, kjo është çështje tjerët. Ne jemi transparent.

Sa ndërtesa parashikohen të prishen dhe sa do shpronësohen?
Janë 19 objekte nga të cilat 6 figurojnë të hipotekuara një në proces legalizimi prite dhe 2-3 objekte të tjera të sjellin dokumentacionin. Pjesa tjetër janë garazhe.

Si do veprojë bashkia këto ditë?
Çështja e banorëve.. Ne do të bëjmë proceduat sipas ligjit shqiptar në fuqi. Ne do ndihmojmë banorët për proceduat, por për shpronësimin e merr vendimin qeveria.

S’ka datë se kur do nis shembja?
Jo nuk ka, pasi nuk ka dalë vendimi i qeverisë për shpronësime.

Si i shihni deklaratat e qeverisë greke?
Është dizinformim që i është bërë qeverisë greke, në kuadrin që i bëhet bashkisë për të penguar zhvillimet dhe çdo gjë bëhet në kurriz të qytetarëve.

ma.me

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 8 Nëntor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com